PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: “Libra te rinj, prezantime, aktivitete, lexime te ndryshme, por gjithmone interesante”.
“Pse te lexojme një libër? Në botë ka miliona njerëz që nuk mund të lexojnë, madje edhe mes atyre që mund ta bëjnë këtë, shumë pak janë ata që lexojnë rregullisht libra. Është e lehtë të mbushësh ditën me internet, televizion, videolojëra. Por asnjë nga këto aktivitete nuk eshte lexim. Leximi është art, zbavitje, mesim.
Leximi do t’ju ndryshoje mendjen, po ashtu si fizkultura ju ndryshon trupin: një botë krejt e re do të hapet para jush; do të ndjeheni dhe do të veproni ndryshe, sepse librat do të jenë më të gjallë dhe argetues për ju”,- keshtu e hapi fjalen e tij, z. Petrit Ymeri, drejtor i DITURISE, ne shkollen 9 vjecare Mesopotam. Nxenesit ishin jo vetem te vemendshem por edhe reflektonin per gjithcka. Sepse motivi i takimit letrar ishte “Lexojme letersi, reflektojme, interpretojme, krijojme edhe ne”.
Drejtori i shkolles, z. Lefter Xhallo, mesuesi i letersise, edhe shkrimtar njeherazi qe organizoi aktivitetin ishte z. Panajot Boli. Pati recitime nga nxenesit, lexime fragmentesh nga te dy librat “Kostandina” dhe “Cadra e purpurt”. Takimi u zhvillua ne kafe barin e bukur te fshatit.
Ne takim folen edhe perkthyesit e librave te Alki Zeiit, si edhe zv konsulli grek, Kostantinos Mikelis. Ne fund femijeve iu dhuruan disa libra te kesaj shkrimtareje, dhurate e Ambasades greke ne Tirane.
#DifferentVoices #Çadraepurpurt #Kostandina #KleoLAti #MaklenaNika#AlkiZei #unelexoj #meDiturine #libritërrit #shkolla9vjecareMesopoptam#Sarande #Ambasadagrekenetirane #konsullatagrekenegjirokaster