Admin

Artikull në gazetën e njohur “VOAL”, organ i shqiptarëve të Suedisë, për botimin më të fundit për fëmijë, “A di të fërshëllesh, Johana?”

a-di-të-fërshëllesh-Jonana

https://www.voal.ch/libri-per-femije-di-te-fershellesh-johana-autorit-suedez-ulf-stark-ne-perkthim-te-sokol-demkaut/ Komentuesit dhe lexuesit e sajtit vlerësojnë punën e përkthyesit Demaku, që ka sjellë në shqip këtë libër për fëmijë. Zoti Sotir Athanasi shkruan: "Lexova me shumë ëndje informacionin mbi përkthimin në shqip të shkrimtarit Ulf Stark dhe duhet të pranoj që ndjeva ngazëllim të madh. (...) Urime, miku im. Presim fishkëllima të tjera."

Continue Reading →

Artikull te gazeta DITURIA, organ i shqiptarëve të Suedisë për “A di të fërshëllesh, Johana?”

DITURIA se

  http://www.dituria.se/index.php/opinione/libri-na-hap-syte-ne-cel-horizonte-dhe-na-krijon-vizione-ai-na-bene-me-miq-te-shquar Jeohona e librit “A di të fërshëllesh, Johana?” është ndier deri në Suedi, aty ku shqiptarët kanë vlerësuar këtë botim të jashtëzakonshëm me ilustrime. Libri na hap sytë, në çel horizonte dhe na krijon vizione, ai na bënë me miq të shquar  Sat, 12/09/2017 - 16:14 Shkruan: Bashkim Salijasi Libri na hap sytë, në çel horizonte dhe na krijon vizione, ai na bënë me miq të shquar   Nga takimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi: Tiranë me mësues dhe shkrimtarë nga Suedia   Data shënonte 17 nëntor 2017. Mëngjesi erdhi me vranësira, por  në mesditë...

Continue Reading →

Shkrim në revistën on-line “Dituria” për librin “A di të fërshëllesh, Johana?”

A-di

http://tribunashqiptare.com/?p=1272 A di të fërshëllesh Johana? me autor: Ulf Stark dhe përkthim të: Sokol Demaku, botues shtëpia botuese: “Dituria” Tiranë në 52 faqe dhe me ISBN 978-9928-217-40-0 doli nga shtypi në Tiranë. A di të fërshëllesh, Johana? është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë. Me ilustrime të jashtëzakonshme nga Anna Höglund, A di të fërshëllesh, Johana? është një libër interesant e prekës,...

Continue Reading →

Të njihemi me autoren dhe përkthyesin e librit për fëmijë Çadra e purpurt. Kush është Alki Zei? Kush është Kleo Lati?

Alki Zei është shkrimtarja më e madhe greke për fëmijë. Ajo lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë. Në vitet 1954-1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye në Greqi, por më 1967 u vendos në Francë me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, për t’u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial. Është marrë me letërsi që e vogël, duke shkruar tekste...

Continue Reading →

Të njihemi me autorin dhe përkthyesin e librit Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë. Kush është David Almond? Kush është Erblina Kërçishta?

Sepse DITURIA i vlereson përkthyesit! Perkthyesja e librit SKELLIG, Erblina Kërçishta Erblina Kërçishta lindi në qytetin e Peshkopisë. Më 2003 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, për përkthyese dhe interprete e gjuhës angleze. Më 2011 kreu studimet MA pranë Institutit të Studimeve Europiane. Ka punuar në Qendrën për Përkthim dhe Kualifikim (2009-2012) dhe si pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës (2009-2012). Në vitin 2013 u vendos përfundimisht në ShBA dhe deri më 2016 ishte mësuese për Knowledge Universe, Troi, Miçigan, ShBA; nga shtatori 2016 - përkthyese për Multilanguage Services, Inc. Me...

Continue Reading →

Libër i ri! “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”- David Almond

Rekomandimi ynë

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij. Quhet Skellig dhe i pëlqen shumë ushqimi kinez dhe birra e zezë. Nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë është, janë ca mistere në këtë histori. Por e rëndësishme për Majkëllin dhe motrën e tij të sapolindur, që është në spital, pezull mes jetës dhe vdekjes, është që Skelligu ekziston. Majkëlli është një fëmijë si...

Continue Reading →