Admin

Paraqitja e 4 titujve të Projektit “Different Voices”: Kostandina, Çadra e purpurt, Olga prej letre, Dëgjoje zemrën time – Panairi i 20 i Librit “Tirana 2017”

Shkolla-Ernest-Koliqi

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: "Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante". Ditën e mërkurë, datë 11 nëntor, në kuadër të Panairit te 20 te Librit "Tirana 2017" u be paraqitja e 4 titujve të Projektit “Different Voices”: Kostandina, Çadra e purpurt, Olga prej letre, Dëgjoje zemrën time. Midis shumë e shumë lexuesve të vegjël, erdhën në stendën tonë si mysafirë, nxënësit e shkollës "Ernest Koliqi", për një takim me autorë dhe përkthyes librash. Dhe ne u folëm për librat me të bukur të sapobotuar: "Çadra e purpurt" dhe "Kostandina" të Alki Zeit, "Dëgjoje zemrën time" të Bianca...

Continue Reading →

Artikull në revistën “Flatra” – Panairi i Prishtinës 2017

Dëgjoje-zemrën-time-për-shtyp

Revista "Flatra" në Kosovë vlerëson librat e projektit [embed]http://revistaflatra.com/2017/11/13/dituria-ne-vigjilje-te-panairit-te-librit/[/embed] "Different Voices" Revista shumë e lexuar “Flatra” në Kosovë, pak ditë para hapjes së Panairit të 20 të Librit Tirana 2017, i ka kushtuar një shkrim përmbledhës të gjitha botimeve të Shtëpisë Botuese DITURIA, libra që lexuesit nga Kosova, të cilët çdo vit kanë qenë të shumtë, mund të gjejnë në këtë stendë.

Continue Reading →

Libri “Skellig” shkon në shkollën “Gjon Buzuku”, Tiranë

Gjon-Buzuku-2

Përfaqësues të Shtëpisë Botuese DITURIA dhe përkthyesja e librit “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”, Erblina Kërçishta, kanë qenë më datë 9 nëntor 2017 në bibliotekën e shkollës “Gjon Buzuku” për të prezantuar librin dhe për të bërë një bisedë letrare me nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Si një libër mjaft i përshtatshëm për këtë moshë, duke qenë se nxit fantazinë dhe u mëson fëmijëve vlera atë rëndësishme, si miqësia, rëndësinë e dashurisë dhe altruizmin, “Skellig...” u pëlqeu shumë dhe ora e kaluar duke biseduar për të, u ka shërbyer mjaft. Libri është pjesë e Programit Europa Krijuese të...

Continue Reading →

Eventi i organizuar nga DITURIA. Të lexojmë “Dëgjoje zemrën time”

Willson-3

   ♥ DËGJOJE ZEMRËN TIME ♥ Kur mësueses së re i ngjitin nofkën Harpia Sferca dhe çdo ditë shkolla shndërrohet në një betejë, ju mund të besoni përnjëmend se në klasën IV D ndodhin nga të tëra! Midis skeleteve që duhen ngritur në këmbë, gjeneralëve austriakë dhe fantazmave në korniza, lexueseve të fotoromaneve dhe panterave prej kadifeje, tri heroina, Eliza, Priska dhe Rozalba, do të udhëheqin luftën kundër padrejtësisë, mjaft që fitorja të arrijë, e ngadaltë por e paepur ama, si vrapi i një breshke... "Ke dëgjuar Zemrën e De Amiçisit, tani dëgjoje zemrën time".

Continue Reading →

Përkthyesi Erion Kristo në shkollën Woodrow Willson

Willson-3

Shkolla Willson. Duke folur për librin “Dëgjoje zemrën time” nga Bianca Pitzorno Vidoja e aktivitetit, ashtu si vetë aktiviteti, ka bërë shumë bujë dhe miq të vërtetë e virtualë  të përkthyesit e kanë ndjekur e komentuar. Mbi 6 800 klikime ka pasur videoja amatore që Erion Kristoja ka shtuar në rrjetin e vet social Facebook. Ndiqeni. Shiko videon: Erion Kristo - Shkolla Willson [embed]http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/11/Erion-Kristo-Shkolla-Willson.mp4[/embed]

Continue Reading →