Admin

Workshop “Për përkthyesit e rinj” – Panairi i 20 i Librit i Tiranës

23509491_1735634639789215_1294648942654606909_o

Ky workshop është një mundësi për të grishur përkthyesit e rinj që të hedhin hapat e parë në përkthimtari. Falë bashkëbisedimit me përkthyes me përvojë, që kanë punuar me Shtëpinë botuese DITURIA, por edhe me botues të tjerë profesionistë, të rinjtë aspirantë, do të njihen me përparësitë dhe "disavantazhet" e këtij profesioni, si edhe me kërkesat e forta që kjo lloj "zejeje" ka, sepse, siç shprehet, Anthony Burgess: "Përkthimi nuk është vetëm një çështje fjalësh: është puna se si të bësh të lexueshme një kulturë të tërë." Moderatore e takimit Prof. Diana Kastrati https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/gm.876358549199781/1735634639789215/?type=3    

Continue Reading →

Takim me nxënësit e shkollës Willson

Willson-7

Më 1 nëntor, nxënësit e shkollës Willson e nisën muajin duke lexuar dhe duke diskutuar për librin Dëgjoje zemrën time të autores italiane për fëmijë Bianca Pitzorno. Fëmijët dëgjuan me interes fjalët e përkthyesit të librit, zotit Erion Kristo, i cili, ashtu i dashur dhe i afërt me fëmijët, u tregoi përvojën e tij me përkthimin, pse ky libër duhet lexuar patjetër dhe priti pyetjet e nxënësve kureshtarë.           

Continue Reading →

Bianca Pitzorno, autorja e librit të bukur “Dëgjoje zemrën time” ♥♥♥

Bianca-Pitzorno

Kush e ka shkruar librin "Dëgjoje zemrën time"? "Për njëzet vjet, pasi botova librin tim të parë, nuk hodha në letër asnjë radhë, që të frymëzohej drejtpërdrejt nga jeta a kujtimet e mia. Kur kritikët letrarë i ktheheshin letërsisë për fëmijë, ishin shumë të rreptë për librat autobiografikë. Jeta ka ndryshuar kaq shumë, ngulnin këmbë ata, e lexuesit e vegjël modernë janë ndryshe, nuk u bëhet vonë fare për fëmijërinë e shkrimtarëve. Mirëpo sa herë takoja lexuesit e mi të vegjël, më mbulonin me pyetje: “Si ishte jeta kur t’i shkoje në shkollë? Çfarë bëje kur ishe e vogël?” Dhe...

Continue Reading →

Erion Kristo, përkthyesi i librit që do t’u rrëmbejë zemrën fëmijëve: “Dëgjoje ♥ time”

Erion-Kristo

Erion Kristo përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, 1994; më 1996 studimet master në Filozofi në Universitetin San Tommaso, Itali; më 2001-2002 studimet master në Administrim Menaxhim, IFG-FNEGE, Tiranë - Universiteti Montesquieu BORDEAUX IV, Francë; më 2004-2005 studimet master në Letërsi, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës; më 2012 studimet në UCLA Los Anxhelos, fitues i Fulbright Scholar në Departamentin e Shkencave Politike; më 2014 studimet doktorale në Filozofi, Universiteti “San Tommaso”, Romë, Itali. Erion Kristo është autor i mjaft tregimeve, poezive, eseve dhe shumë përkthimeve nga autorë...

Continue Reading →

Postera dhe poste promovuese për librin “Dëgjoje zemrën time” – Bianca Pitzorno

Cover-BP

[caption id="attachment_4011" align="alignnone" width="1200"] Kopertina[/caption] Posterat dhe postet promovuese në rrjetet sociale për librin “Dëgjoje zemrën time” - Bianca Pitzorno Pak ditë para se libri të dilte në librari, lexuesit e vegjël dhe prindërit janë njohur me më, me përkthyesin, autoren dhe kopertinën e romanit që do ta kishin së shpejti në dorë.

Continue Reading →

Artikull në gazetën Mapo për shkrimtaren Alki Zei

Alki-Zei-3-2

http://www.mapo.al/kostandina-kur-bota-e-nje-femije-permbyset-befas/   Artikull te gazeta MAPO Vizita e shkrimtares greke Alki Zei është pritur me shumë kërshëri nga gazetarë, njohës së letërsisë dhe përkthyes, që kanë ndjekur aktivitetet e zhvilluara me rastin e vizitës së saj. Gazeta Mapo Weekend i ka kushtuar një faqe të plotë vizitës dhe mesazheve që ajo përcolli.

Continue Reading →

Kronika e ABC News me shkrimtaren sllovene Janja Vidmar

FBH-1

[embed]https://youtu.be/g51Bmi7nGkc[/embed] Kronika e ABC News  me disa momente nga aktiviteti në librarinë Friend's Book House, gjatë të cilit autorja Janja Vidmar u dha përgjigje shumë pyetjeve të rëndësishme për librat për fëmijë, e sidomos botimit edhe në shqip të librit "Kebaria, vajza që lexonte bukur". Ndiqni fjalën e drejtorit të Shtëpisë Botuese DITURIA dhe disa nga mendimet e autores Janja Vidmar e të pëkthyesit Nikollë Berishaj.    Kronika e ABC News - Janja Vidmar

Continue Reading →

Çaste nga takimi në librarinë Friend’s Book House me autoren Janja Vidmar

FBH-7

Më 19 tetor, autorja Janja Vidmar dhe përkthyesi Nikollë Berisha kanë qenë të pranishëm përballë një publiku të rritur, për të diskutuar në një ambient letrar dhe njerëzish të letrave, përkthyes e gazetarë të interesuar, botimin e librit "Kebaria, vajza që lexonte bukur". Autorja foli për kohën e gjatë që i është dashur për të shkruar këtë librër. "Më janë dashur 20 vite për ta menduar në mendjen time, për të tejkaluar frikën vetjake dhe për t'u dhënë fëmijëve një libër që synon të sheshojë paragjykimet", është shprehur autorja. "Në fakt, më shumë se fëmijët, paragjykimet dhe stereotipat e ngulitur...

Continue Reading →

Video e takimit dhe prezantimit të librit “Kebaria, vajza që lexonte bukur”

Drejtori i Shtëpisë Botuese DITURIA, z. Petrit Ymeri, autorja Janja Vidmar dhe nxënës e mësues e të ftuar të tjerë, kaluan një orë të këndshme,  duke folur për librin për fëmijë, në ambientet e  shkollës "Osman Myderizi".  Videoja tregon vetëm disa pjesë të takimit. [video width="848" height="480" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/10/Pak-çaste-nga-takimi-në-shkollën-Osman-Myderizi..mp4"][/video]

Continue Reading →