blog

Kronikë e ABC News për prezantimin e dy librave te libraria Tirana Times

Kronika e ABC News Mes shumë të pranishmëve, lexuesve, nxënësve të shkollave dhe profesorëve të letërsisë e lexuesve që kishin ardhur të merrnin një libër me shënimin e shkrimtares së madhe greke, Alki Zei, pati edhe të ftuar të tjerë. Pas fjalës së z. Ymeri, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, ka përshëndetur takimin dhe ka shprehur dëshirën e mirë për mbështetjen e përkthimeve, duke premtuar se dy librat e autore Zei do të ishin leximet e saj të radhës.

Continue Reading →

Artikull në gazetën e njohur “VOAL”, organ i shqiptarëve të Suedisë, për botimin më të fundit për fëmijë, “A di të fërshëllesh, Johana?”

a-di-të-fërshëllesh-Jonana

https://www.voal.ch/libri-per-femije-di-te-fershellesh-johana-autorit-suedez-ulf-stark-ne-perkthim-te-sokol-demkaut/ Komentuesit dhe lexuesit e sajtit vlerësojnë punën e përkthyesit Demaku, që ka sjellë në shqip këtë libër për fëmijë. Zoti Sotir Athanasi shkruan: "Lexova me shumë ëndje informacionin mbi përkthimin në shqip të shkrimtarit Ulf Stark dhe duhet të pranoj që ndjeva ngazëllim të madh. (...) Urime, miku im. Presim fishkëllima të tjera."

Continue Reading →

Shkrim në revistën on-line “Dituria” për librin “A di të fërshëllesh, Johana?”

A-di

http://tribunashqiptare.com/?p=1272 A di të fërshëllesh Johana? me autor: Ulf Stark dhe përkthim të: Sokol Demaku, botues shtëpia botuese: “Dituria” Tiranë në 52 faqe dhe me ISBN 978-9928-217-40-0 doli nga shtypi në Tiranë. A di të fërshëllesh, Johana? është historia e veçantë e djaloshit Berra, i cili nuk ka gjysh dhe krejt papritur vendos të shkojë një ditë në shtëpinë e të moshuarve, së bashku me shokun e pandarë, Ulfin. Aty takon Nilsin, gjyshin ideal, dhe që të tre bëhen miq të ngushtë. Me ilustrime të jashtëzakonshme nga Anna Höglund, A di të fërshëllesh, Johana? është një libër interesant e prekës,...

Continue Reading →

Libër i ri! “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”- David Almond

Rekomandimi ynë

Familja e Majkëllit ka vetëm pak ditë që është shpërngulur në shtëpinë e re, kur brenda në një garazh të vjetër e të shkatërruar djaloshi zbulon diçka magjike: një krijesë, edhe burrë edhe zog, që me sa duket ka nevojë për ndihmën e tij. Quhet Skellig dhe i pëlqen shumë ushqimi kinez dhe birra e zezë. Nuk do ta marrim vesh kurrë se çfarë është, janë ca mistere në këtë histori. Por e rëndësishme për Majkëllin dhe motrën e tij të sapolindur, që është në spital, pezull mes jetës dhe vdekjes, është që Skelligu ekziston. Majkëlli është një fëmijë si...

Continue Reading →