Kostandina - kur bota e një fëmije përmbyset (Gazeta MAPO)E pranishme në njërin prej aktiviteteve të zhvilluara nga Shtëpia Botuese DITURIA për të mirëpritur autoren greke Alki Zei, ka qenë edhe shkrimtarja e gazetarja e njohur Diana Çuli, e cila ka ndjekur me kujdes fjalën e autores, ka lexuar dy veprat e sapobotuara dhe ka shprehur vlerësimin e saj. Si një lexuese e kujdesshme, znj. Çuli i ka bërë edhe disa pyetjes autores së madhe për fëmijë, të cilën ka pasur rastin ta ketë të ftuar në emisionin e saj "Kronikë e pambaruar".
Alki Zei e ftuar në emisionin “Kronikë e pambaruar” – Ora News

Pas dy aktiviteteve të rëndësishme gjatë vizitës së saj në Tiranë, autorja greke Alki Zei ka qenë e ftuar në emisionin kulturor të gazetares Diana Çuli "Kronikë e pambaruar" në televizionin Ora News. Autorja ka thënë gjatë intervistës: "Mendoj se shkrimtari ka detyrë që nëpërmjet librave të tejçojë mesazhe pozitive, të mos e humbasim shpresën. Ajo na mban gjallë." Emisioni "Kronikë e pambaruar" e gazetares Diana Çuli [embed]https://youtu.be/1eN_6DbaSgQ[/embed]
Shkrim në gazetën Sot për vizitën e autores Alki Zei.
Gazeta Sot, e pranishme në aktivitetin në librarinë Tirana Times, i ka kushtuar një shkrim vizitës së autores greke. Shkrimi i plotë - Gazeta "Sot"
Takimi në librarinë Tirana Times me shkrimtaren e madhe greke Alki Zei
Pas vizitës në kolegjin Arsakeoi e Tiranës, Shtëpia Botuese DITURIA dhe autorja Alki Zei zhvilluan një tjetër takim, kësaj here me publik të rritur, njohës së letërsisë dhe përkthyes, që vlerësuan përkthimin e dy librave të saj në shqip dhe theksuan rëndësinë e përkthimit si një urë lidhëse mes dy vendeve. Autorja Ali Zei gjithashtu theksoi se prania e autorëve në shkolla, për të folur për librat, dhe këmbënguljen e mësuesve për t'u nxitur nxënësve dashurinë për librin.
Fëmijët takojnë Alki Zein
Vizita e autores Alki Zei në kolegjin Areakeio e Tiranës ishte ndoshta ngjarjet më të rëndësishme për nxënësit që mësojnë aty. Autorja, e cila ishte ftuar nga Shtëpia Botuese DITURIA për të prezantuar dy librat e saj, të botuar tani edhe në shqip, Çadra e purpurt dhe Kostandina, u foli fëmijëve dhe theksoi edhe një herë rëndësinë e leximit dhe dashurisë për librin. Pas fjalës së znj. Mariana Ymeri dhe fjalës së drejtorit të shkollës, z. Franzitis, nxënësit patën raste t'i drejtonin autores pyetje dhe të bisedonin me të për librat, jetën e saj dhe krijimtarinë dhe të merrnin nga...
Fjala përshëndetëse e znj. Mariana Ymeri, Drejtore e Botimeve, për vizitën e autores Alki Zei në Tiranë.
Gjatë aktivitetit në shkollën Arsakeio e Tiranës, znj. Ymeri theksoi rëndësinë e përkthimit të letërsisë greke në gjuhën shqipe dhe përmendi disa prej autorëve që DITURIA ka sjallë së fundmi në shqip: Maro Douka, Vassilis Vassilikos dhe, tani, dy librat për fëmijë e të rinj të shkrimtares Zei: Çadra e purpurt dhe Kostandina. [video width="400" height="226" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/10/Fjalimi-i-znj.-Mariana-Ymeri..mp4"][/video]
Booktrajler i romanit “Dëgjoje zemrën time”, Bianca Pitzorno
[playlist type="video" ids="5122"]
Booktrajler i librit “Kostandina”, Alki Zei
[playlist type="video" ids="5116"]
Booktrajler i librit “Princesha Histamina”, Erik Orsenna
[playlist type="video" ids="5109"]
Ftesa dhe materiale promocionale për vizitën e autores Alki Zei në Tiranë
Me rastin e vizitës së autores Alki Zei në Tiranë, në datat 3-5 tetor 2017, për prezantimin e dy librave të botuar së fundmi nga Shtëpia Botuese DITURIA, në kuadër të projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, janë përgatitur me kujdes ftesat për dy eventet e rëndësishme: vizita në shkollën Arsakeio e Tiranës dhe prezantimi në kafe-librarinë Tirana Times, me të ftuar të njohur, specialistë të librit dhe të letërsisë. [caption id="attachment_3793" align="alignnone" width="3508"] Ftesa[/caption]