Uncategorized

Venera Domi, përkthyesja që bëri të flasë shqip shkrimtari Erik Orsenna dhe Histamina

  Të njihemi me përkthyesen e librit Prinesha Histaminë. Kush është Venera Domi? Venera Domi i përfundoi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi franceze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 1987. Më 2008-2009 u specializua për Administratë Publike pranë École Nationale d’Administration (ENA) Francë. Nga viti 1992 dhe në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fusha të ndryshme të diplomacisë, si dhe ka ushtruar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme ku punon që prej vitit 1992, si brenda vendit dhe jashtë tij. Aktualisht shërben si Ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s. Njohëse e...

Continue Reading →

Libri më i ri: Princesha Histaminë – Erik Orsenna

  Në kuadër të projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian, Shtëpia Botuese DITURIA sjell një libër tjetër të mrekullueshëm: Princesha Histaminë - Erik Orsenna, i Akademisë franceze. Nga fantazia gjeniale e shkrimtarit Erik Orsenna, vjen një protagoniste e re që shpon si iriq dhe djeg si spec. Njihuni me Histaminën, vogëlushen që ka alergji nga gjithçka! Njihuni me Histaminën, vogëlushen protagoniste të këtij libri! Përshëndetje! Unë quhem Histaminë dhe jam njëmbëdhjetë vjeçe. Thonë se jam shumë e bukur (kjo s’ka diskutim) dhe e padurueshme (për këtë kundërshtoj!). Ndryshe nga ju, unë nuk duroj asgjë të padurueshme: njerëzit që vijnë erë...

Continue Reading →

Tina-Kostandina, një shkrim i shkurtër për t’u prezantuar me këtë adoleshente të veçantë!

Teksa e sheh, të bën përshtypje pamja e saj prej njeriu të zhytur në mendime dhe e ndien se autorja fsheh një histori, madje më shumë se një. Pyet veten, kjo shkrimtare e madhe, Alki Zei, ka pasur fëmijëri të bukur? Po, tepër të bukur e të lumtur e ka pasur fëmijërinë në Samo me motrën dhe me gjyshërit, aq sa nuk druhet ta tregojë dhe ta përfshijë në të gjithë librat e saj. Edhe pse shkruan më së shumti për fëmijë, një pjesë të mirë të krijimtarisë ua ka kushtuar adoleshentëve. Shkruan po iu dridhur dora për problemet e...

Continue Reading →

Intervistë e shkrimtarit të librit “A di të fërshëllesh, Johana?”. Ulf Starku tregon për fëmijërinë, librat dhe krijimtarinë

Ulf_Stark_01

Ulf Starku (1944-2017) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë për fëmijë dhe një nga autorët më të dashur për publikun e ri. Romanet e tij spikatin për ndjeshmëri të thellë dhe humor të hollë, madje me këtë të fundit autori përpiqet të çdramatizojë telashet e vogla të jetës së një fëmije. Është autor i tridhjetë librave për fëmijë e të rinj, që janë përkthyer në njëzet e pesë gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta, ndër të cilat çmimin Astrid Lindgren më 1993 dhe çmimin prestigjioz Deutsche Jugendliteraturpreis më 1994. Historitë e Ulf Starkut kanë qenë muzë...

Continue Reading →

Video për jetën e shkrimtares Alki Zei

Alki-Zei-foto-2

Në faqen e saj në Facebook, Shtëpia Botuese DITURIA ka postuar një video prezantuese në gjuhën angleze, e treguar mjaft bukur, që përmbledh jetën dhe krijimtarinë e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore greke. Një jetë e pasur me ngjarje dhe ndodhi, që, sigurisht, pasqyrohen te romanet e saj: Çadra e purpurt, Lufta e Petros, Tigri i vitrinës etj. [video width="400" height="300" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/09/Jeta-e-Alki-Zeit.mp4"][/video]

Continue Reading →

Alki Zei, autorja më e dashur e letërsisë për fëmijë!

Alki-Zei

Alki Zei lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë, për skenariste. Nga viti 1954 deri më 1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye bashkë me familjen në Greqi, për t’u larguar sërish me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, më 1967. Këtë herë vendi i tyre i qëndrimit u bë Franca, për t’u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial. Filloi të...

Continue Reading →

Libër i ri, pjesë e projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian. “Kostandina” – Alki Zei

Kopertina-e-Kostandinës

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Konstandina duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë e shkollën, që e pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri. Kështu e quan gjyshen e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën,...

Continue Reading →