Botimi i librit "Kostandina" përkoi me fillimin e vitit të ri shkollor, për këtë arsye Shtëpia Botuese DITURIA u rekomandon të gjithë fëmijëve që janë ulur në bankat e shkollës, një mënyrë për ta nisur sa më bukur vitin. Një libër i ri nga autorja më e dashur greke e librave për fëmijë.
Shkrim në gazetën Panorama – Libra që ia vlen të lexohen… nga çdo moshë!
http://www.panorama.com.al/libra-qe-ia-vlen-te-lexohen-nga-cdo-moshe/
Artikull në gazetën Mapo për tri libra të rinj për fëmijë – Different Vioces.
http://www.mapo.al/tre-librat-per-femije-aventura-ngjyra-dhe-tinguj/ Rekomandimet e rëndësishme vijnë nga gazeta të rëndësishme, si Mapo,e cila ka publikuar një artikull për librat më të fundit të botuar nga Shtëpia Botuese DITURIA. "Aventura, ngjyra dhe tinguj"
Panairi i 17-të i Librit në Ulqin
Në Ulqin, në datat 10-14 është mbajtur Panairi i 17-të i Librit, ku kanë marrë pjesë mbi 30 shtëpi botuese vendase dhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shtëpia Botuese DITURIA është paraqitur edhe këtë vit me botimet e saj më të fundit, si dhe klasikët që kërkohen nga lexuesi. Mes titujve të rinj shumë të pëlqyer ishin pa dyshim librat për fëmijë, pjesë e projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian: A di të fërshëllesh, Johana? (Ulf Stark), Kebaria, vajza që lexonte bukur (Janja Vidmar) - dy libra të mrekullueshëm me ilustrime - Skellig, Historia magjike e një miqësie të pazakontë...
Redaktorja Jeta Hamzallari prezanton librat më të rinj për fëmijë – Different Voices
Redaktorja e Shtëpisë Botuese DITURIA, Jeta Hamzallari, ka qenë e ftuar në emisionin "Lind On", ku ka folur për librat më të fundit për fëmijë, të botuar nga DITURIA. Znj. Hamzallari ka treguar tematikën e secilit prej tyre, duke i nxitur kureshtjen lexuesve të vegjël si dhe ka bërë disa rekomandime shumë të vlefshme për prindërit, në mënyrë që zgjedhin librat e duhur për të vendosur në valixhen e më të vegjëlve. Nuk ka harruar të përmendë se janë pjesë e një projekti mjaft të rëndësishëm, Different Voices, të Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian. Disa prej titujve që vogëlushët...
Rekomandimi ynë nr. 2 për fëmijët!
Rekomandimi ynë nr. 2 për fëmijët! Vini flatrat imagjinare dhe "fluturoni" me Letronë, vajzën 10-vjeçare, gjithmonë në "luftë" me babain e saj autoritar, që arrin, për hir të këmbënguljes dhe fantazisë, të "fluturojë" në kopsht, me një çadër të purpurt dhe një shportë me rroba te përdorura, e tërhequr nga një kosh-balone. Bashke me të janë edhe vëllezërit e saj shejtanë dhe të bezdisshëm dhe Benuai i ëmbël, një djalosh i turpshëm francez, fqinjë. Për fëmijë nga 9 vjeç e lart. Një roman i Alki Zeit, shkrimtares greke me te shquar për fëmijë.
Libri për fëmijë “A di të fërshëllesh, Johana?” udhëton nëpër Shqipëri dhe takon lexuesit e vegjël!
Përkthyesi i librit të sapobotuar për fëmijë "A di të fërshëllesh, Johana?" , zoti Sokol Demaku, po bën një udhëtim nëpër bibliotekat dhe shkollat e disa prej qyteteve të Shqipërisë, si në Fier, Lezhë dhe Berat, së bashku me librin e mrekullueshëm të botuar nga Shtëpia Botuese Dituria. 52 faqet e librit, të mbushura me ilustrime, por edhe me historinë shumë prekëse të vogëlushit Berra, do të jenë një surprizë e këndshme për fëmijët. Në foton e parë paraqitet zoti Demaku në studion e tij të punës në Suedi, ndërsa në foton tjetër janë disa prej pjesëmarrësve në aktivitet, në...
“A di të fërshëllesh, Johana?” tek “Fjala e lirë”
Shkrimi i përkthyesit të libit "A di të fërshëllesh, Johana?" te një organ i rëndësishëm si Fjala e lirë. Fjala e lirë Komentuesit e vlerësojnë zotin Demaku për punën e mirë që ka bërë për të sjellë në shqip këtë klasik të letërsisë suedeze. http://www.fjalaelire.com/tema/31972.html
Artikull në revistën on-line “Fjala e Lirë” për librin për fëmijë “A di të fërshëllesh, Johana?”
http://www.fjalaelire.com/tema/31972.html
Artikull te gazeta DITURIA, organ i shqiptarëve të Suedisë për “A di të fërshëllesh, Johana?”
http://www.dituria.se/index.php/opinione/libri-na-hap-syte-ne-cel-horizonte-dhe-na-krijon-vizione-ai-na-bene-me-miq-te-shquar Jeohona e librit “A di të fërshëllesh, Johana?” është ndier deri në Suedi, aty ku shqiptarët kanë vlerësuar këtë botim të jashtëzakonshëm me ilustrime. Libri na hap sytë, në çel horizonte dhe na krijon vizione, ai na bënë me miq të shquar Sat, 12/09/2017 - 16:14 Shkruan: Bashkim Salijasi Libri na hap sytë, në çel horizonte dhe na krijon vizione, ai na bënë me miq të shquar Nga takimi i nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi: Tiranë me mësues dhe shkrimtarë nga Suedia Data shënonte 17 nëntor 2017. Mëngjesi erdhi me vranësira, por në mesditë...