Uncategorized

Të njihemi me autoren dhe përkthyesin e librit për fëmijë Çadra e purpurt. Kush është Alki Zei? Kush është Kleo Lati?

Alki Zei është shkrimtarja më e madhe greke për fëmijë. Ajo lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë. Në vitet 1954-1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye në Greqi, por më 1967 u vendos në Francë me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, për t’u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial. Është marrë me letërsi që e vogël, duke shkruar tekste...

Continue Reading →

Të njihemi me autorin dhe përkthyesin e librit Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë. Kush është David Almond? Kush është Erblina Kërçishta?

Sepse DITURIA i vlereson përkthyesit! Perkthyesja e librit SKELLIG, Erblina Kërçishta Erblina Kërçishta lindi në qytetin e Peshkopisë. Më 2003 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, për përkthyese dhe interprete e gjuhës angleze. Më 2011 kreu studimet MA pranë Institutit të Studimeve Europiane. Ka punuar në Qendrën për Përkthim dhe Kualifikim (2009-2012) dhe si pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës (2009-2012). Në vitin 2013 u vendos përfundimisht në ShBA dhe deri më 2016 ishte mësuese për Knowledge Universe, Troi, Miçigan, ShBA; nga shtatori 2016 - përkthyese për Multilanguage Services, Inc. Me...

Continue Reading →

Fëmijët zgjedhin vetëm libra të mirë! – Panairi i Prishtinës 2017

Libra-për-fëmijë-5

Lexim të mbarë, vogëlushe: ke zgjedhur dy libra të mirë,: Çadra e purpurt dhe Kebaria, vajza që lexonte bukur! Disa prej lexuesve të vegjël patën rastin të takonin përkthyesin e librit në fjalë, të bënin disa fotografi me përkthyesin dhe të blinin librat që do të lexonin gjatë verës.  Vajza dhe shoqet e saj patën rastin të blinin disa prej librave tanë të mirë dhe njëkohësisht të bisedonin e të bënin disa fotografi me përkthyesin, zotin Nikollë Berishaj, i pranishëm në prezantimin e librit "Kebaria, vajza që lexonte bukur". Ulf Stark me librin "A di të fërshëllesh, Johana?" dhe libri...

Continue Reading →

Artikull për librat për fëmijë. “A di të fërshëllesh, Johana?” – Ulf Stark, “Kebaria, vajza që lexonte bukur” – Janja Vidmar dhe “Çadra e purpurt” – Alki Zei janë rekomandimet tona

a-di-të-fërshëllesh-Jonana

https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/pcb.1560869913932356/1560869843932363/?type=3 Kushedi sa e sa herë ju ka ndodhur: nesër ka ditëlindjen shoku a shoqja i fëmijës suaj dhe nuk keni as idenë më të vogël se çfarë t’i dhuroni: epo, përgjigjja është vetëm një: NJË LIBËR. Përse? Ja pesë arsye të mira: 1. RAPORTI CILËSI-ÇMIM. Një libër për fëmijë nuk ka kurrë ndonjë çmim të tepruar, përgjithësisht shkon nga 500 dhe 1 000 lekë. Megjithatë, nëse zgjidhet me kujdes, është një thesar i vogël: sepse është një botë e tërë e re për t’u zhbiruar, e përbërë nga histori, personazhe e ngjarje me të cilat fëmija do të lidhet...

Continue Reading →

Çadra e purpurt, libër i sapobotuar!

ÇADRA-E-PURPURt

  Pak përpara luftës së vitit 1940, diku në Marusi jeton me prindërit e vet Lefteria, një vajzë dhjetëvjeçare, të cilën vëllezërit më të vegjël binjakë e thërrasin Letro.  Ajo nuk i ka aspak qejf punët e shtëpisë si dhe ato që quhen “punë për goca”, por ka dëshirë të bëjë ca gjëra që nuk i pëlqejnë babait të saj: lexon me ëndje libra, dëshiron shumë të shkojë në teatër, e ndonjëherë ëndërron t’i ngjajë Antigonës, heroinës së Sofokliut.  Në katin e sipërm të shtëpisë së tyre jeton zoti Marsel, një francez i vendosur përgjithmonë në Greqi, që ka nën...

Continue Reading →