"Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, por gjithmonë interesante" Merr 50 lexues, përkthyes dhe njerëz të librit në një bibliotekë me ngjyra të bukura dhe rrethuar me libra, dhe zhyti në lexime emocionale... Kjo ndodhi në prezantimin e librit "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm", nga shkrimtarja e njohur italiane Elisabetta Gnone - pjesë e projektit Different Voices të Bashkimit Europian, bashkë me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Laprakë, që kishin një rol të veçantë. Leximi është një përvojë unike. Pjesë nga libri “Olga prej letre” u lexuan prej nxënësve të kësaj shkolle. Ese dhe...
PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: PRINCESHA HISTAMINË – Shkolla “28 Nëntori”, Laprakë
Pas suksesit në Panairin e Librit “Tirana 2017” dhe orëve të leximt dhe prezantimeve të mbajtura gjatë ditëve të Panairit, në stendën e Shtëpisë Botuese DITURIA, përkthyesja Venera Domi ka qenë në Laprakë në shkollën “28 Nëntori” . E hënë, 20 nëntor 2017. Që në orën 9:30 jemi në shkollën nëntëvjeçare "28 Nëntori" në Laprakë. Venera Domi, përkthyese e librit "Princesha Histaminë", së bashku me Mariana Ymerin, nga Dituria, prezantojnë para nxënësve të kësaj shkolle librin e akademikut Erik Orsenna. Përmes formulës së thjeshte, por magjike, të bashkëbisedimit, fëmijët fluturojnë me mendje dhe fjalë në aventurat e "rebeles" Histaminë, që...
Libri “Skellig” shkon në shkollën “Gjon Buzuku”, Tiranë
Përfaqësues të Shtëpisë Botuese DITURIA dhe përkthyesja e librit “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”, Erblina Kërçishta, kanë qenë më datë 9 nëntor 2017 në bibliotekën e shkollës “Gjon Buzuku” për të prezantuar librin dhe për të bërë një bisedë letrare me nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Si një libër mjaft i përshtatshëm për këtë moshë, duke qenë se nxit fantazinë dhe u mëson fëmijëve vlera atë rëndësishme, si miqësia, rëndësinë e dashurisë dhe altruizmin, “Skellig...” u pëlqeu shumë dhe ora e kaluar duke biseduar për të, u ka shërbyer mjaft. Libri është pjesë e Programit Europa Krijuese të...
Elisabetta Gnone ju prezanton me Olgën
Kush është kjo vajzë e veçantë prej letre, që nuk do të jetë më e tillë? Jua tregon vetë autorja. Ndiqni rrëfimin e saj, procesin krijues dhe fillesat e këtij libri delikat. [video width="640" height="480" mp4="http://dituria.al/different-voices/wp-content/uploads/2017/10/Elisabetta-Gnone-flet-për-librin-e-saj-Olga-prej-letre.mp4"][/video]
Intervistë e shkrimtarit të librit “A di të fërshëllesh, Johana?”. Ulf Starku tregon për fëmijërinë, librat dhe krijimtarinë
Ulf Starku (1944-2017) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë për fëmijë dhe një nga autorët më të dashur për publikun e ri. Romanet e tij spikatin për ndjeshmëri të thellë dhe humor të hollë, madje me këtë të fundit autori përpiqet të çdramatizojë telashet e vogla të jetës së një fëmije. Është autor i tridhjetë librave për fëmijë e të rinj, që janë përkthyer në njëzet e pesë gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta, ndër të cilat çmimin Astrid Lindgren më 1993 dhe çmimin prestigjioz Deutsche Jugendliteraturpreis më 1994. Historitë e Ulf Starkut kanë qenë muzë...
Alki Zei, autorja më e dashur e letërsisë për fëmijë!
Alki Zei lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë, për skenariste. Nga viti 1954 deri më 1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye bashkë me familjen në Greqi, për t’u larguar sërish me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, më 1967. Këtë herë vendi i tyre i qëndrimit u bë Franca, për t’u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial. Filloi të...
Libër i ri, pjesë e projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian. “Kostandina” – Alki Zei
Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Konstandina duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë e shkollën, që e pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri. Kështu e quan gjyshen e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën,...