Tag: #DituriaBooks

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: OLGA PREJ LETRE. NJË UDHËTIM I JASHTËZAKONSHËM

Olga-prej-letre-4

"Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, por gjithmonë interesante" Merr 50 lexues, përkthyes dhe njerëz të librit në një bibliotekë me ngjyra të bukura dhe rrethuar me libra, dhe zhyti në lexime emocionale... Kjo ndodhi në prezantimin e librit "Olga prej letre. Një udhëtim i jashtëzakonshëm", nga shkrimtarja e njohur italiane Elisabetta Gnone - pjesë e projektit Different Voices të Bashkimit Europian, bashkë me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” në Laprakë, që kishin një rol të veçantë. Leximi është një përvojë unike. Pjesë nga libri “Olga prej letre” u lexuan prej nxënësve të kësaj shkolle. Ese dhe...

Continue Reading →

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: PRINCESHA HISTAMINË – Shkolla “28 Nëntori”, Laprakë

Histamina-11

Pas suksesit në Panairin e Librit “Tirana 2017” dhe orëve të leximt dhe prezantimeve të mbajtura gjatë ditëve të Panairit, në stendën e Shtëpisë Botuese DITURIA, përkthyesja Venera Domi ka qenë në Laprakë në shkollën “28 Nëntori” . E hënë, 20 nëntor 2017. Që në orën 9:30 jemi në shkollën nëntëvjeçare "28 Nëntori" në Laprakë. Venera Domi, përkthyese e librit "Princesha Histaminë", së bashku me Mariana Ymerin, nga Dituria, prezantojnë para nxënësve të kësaj shkolle librin e akademikut Erik Orsenna. Përmes formulës së thjeshte, por magjike, të bashkëbisedimit, fëmijët fluturojnë me mendje dhe fjalë në aventurat e "rebeles" Histaminë, që...

Continue Reading →

Libri “Skellig” shkon në shkollën “Gjon Buzuku”, Tiranë

Gjon-Buzuku-2

Përfaqësues të Shtëpisë Botuese DITURIA dhe përkthyesja e librit “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”, Erblina Kërçishta, kanë qenë më datë 9 nëntor 2017 në bibliotekën e shkollës “Gjon Buzuku” për të prezantuar librin dhe për të bërë një bisedë letrare me nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Si një libër mjaft i përshtatshëm për këtë moshë, duke qenë se nxit fantazinë dhe u mëson fëmijëve vlera atë rëndësishme, si miqësia, rëndësinë e dashurisë dhe altruizmin, “Skellig...” u pëlqeu shumë dhe ora e kaluar duke biseduar për të, u ka shërbyer mjaft. Libri është pjesë e Programit Europa Krijuese të...

Continue Reading →

Intervistë e shkrimtarit të librit “A di të fërshëllesh, Johana?”. Ulf Starku tregon për fëmijërinë, librat dhe krijimtarinë

Ulf_Stark_01

Ulf Starku (1944-2017) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë për fëmijë dhe një nga autorët më të dashur për publikun e ri. Romanet e tij spikatin për ndjeshmëri të thellë dhe humor të hollë, madje me këtë të fundit autori përpiqet të çdramatizojë telashet e vogla të jetës së një fëmije. Është autor i tridhjetë librave për fëmijë e të rinj, që janë përkthyer në njëzet e pesë gjuhë dhe kanë fituar çmime të shumta, ndër të cilat çmimin Astrid Lindgren më 1993 dhe çmimin prestigjioz Deutsche Jugendliteraturpreis më 1994. Historitë e Ulf Starkut kanë qenë muzë...

Continue Reading →

Alki Zei, autorja më e dashur e letërsisë për fëmijë!

Alki-Zei

Alki Zei lindi në Athinë më 1925. Babai ishte nga Kreta, kurse nëna nga Samoja, ku kaloi fëmijërinë. Studioi në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, në Fakultetin e Dramës të Konservatorit të Athinës dhe në Institutin e Kinematografisë në Moskë, për skenariste. Nga viti 1954 deri më 1964 jetoi si azilante politike në Bashkimin Sovjetik. Më 1964 u kthye bashkë me familjen në Greqi, për t’u larguar sërish me ardhjen në pushtet të Juntës ushtarake, më 1967. Këtë herë vendi i tyre i qëndrimit u bë Franca, për t’u kthyer vetëm pas rënies së regjimit diktatorial. Filloi të...

Continue Reading →

Dy fjalë për Maklena Nikën, përkthyesen e romanit “Kostandina”

Maklena Nika lindi në vitin 1980 në Fier. Shkollën e mesme e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta për Gjuhë e Letërsi Greke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Vazhdoi studimet bachelor për Menaxhim Biznesi në Universitetin e Caen-it, Francë, studimet pasuniversitare për master në diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare, dhe më pas për master në letërsinë greke, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Në janar 2009 fitoi një bursë studimore nga Universiteti Aristotel në Selanik për kërkime doktorale. Në vitin 2013 mori titullin Doktor i shkencave në letërsinë greke, në...

Continue Reading →