Pas suksesit në Panairin e Librit “Tirana 2017” dhe orëve të leximt dhe prezantimeve të mbajtura gjatë ditëve të Panairit, në stendën e Shtëpisë Botuese DITURIA, përkthyesja Venera Domi ka qenë në Laprakë në shkollën “28 Nëntori” . E hënë, 20 nëntor 2017. Që në orën 9:30 jemi në shkollën nëntëvjeçare "28 Nëntori" në Laprakë. Venera Domi, përkthyese e librit "Princesha Histaminë", së bashku me Mariana Ymerin, nga Dituria, prezantojnë para nxënësve të kësaj shkolle librin e akademikut Erik Orsenna. Përmes formulës së thjeshte, por magjike, të bashkëbisedimit, fëmijët fluturojnë me mendje dhe fjalë në aventurat e "rebeles" Histaminë, që...