Ditën e martë në datë 13 dhjetor 2016,ora 14,00 në ambjentin e Bibilotekës pranë Qendrës Multifunksionale ,u zhvillua aktiviteti me studentë të RSU për promovimin e librit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” me autore Marica Bodrožić, nga përkthyesi dhe pedagogu Edvin Cami .
Përkthyesi Edvin Cami është aktualisht pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, si dhe fitues i çmimit të parë për përkthimin në shqip të poetit gjerman G. Benn, më 1998 nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schëart”.
Në panairin e librit të zhvilluar në 9-13 Nëntor 2016, fitoi cmimin e parë si përkthyes i romanit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” me autore Marica Bodrožić.