Blog

Prezantimi i librit “Qëllo, tashmë jam i vdekur” Julia Navarro


Në takimin me studentë dhe pedagogë, edhe të spanjishtes, pati diskutime me vlerë për vlerat e përkthimit të librit “Qëllo, tashmë jam i vdekur” në vecanti, por edhe për përkthimin në përgjithësi.
Shefja e Departamentit të gjuhës spanjolle, znj. Anastasi Prodani, tregoi gadishmërine për takime të tilla që dalin nga kuadri i leksioneve, për të hedhur një hap përpara në mjeshterinë e përkthimit.
Prezantimi i librit “Qëllo, tashmë jam i vdekur”
Në prezantim foli edhe përkthyesja Flava Kaba, meritë e së cilës është përkthimi mjeshtëror i librit “Qëllo tashmë jam i vdekur”, trajtoi me kujdes disa nga temat e romanit, që, gjithë duke qenë një roman historik, të ngjall emocione të forta, dhe është shpesh dramatik, sepse flitet për miqësinë midis dy familjeve që jetojnë në territore “armiqësore” për shkak të politikave, por që i bashkon një fill i fortë miqësie dhe dashurie mes tyre. Ajo falënderoi Diturinë për mundësine për të bashkëpunuar për tituj të tillë “të fortë”, por edhe për profesionalizmin me të cilin u përgatit libri.
#storytellingthelife #creativeeurope18765597_1554991991186815_4649078197323932004_n