Blog

E premte, datë 09 dhjetor 2016, ora 11.00, në Fakultetin e Filologjisë, takim me Stefano Bartezzaghi-n për dy librat e Eco-s, “Lavjerrësi i Fukoit” dhe “Si të udhëtosh me një salmon”!

"I ke lexuar të gjithë?” (pyetja që i bëhej shpesh Eco-s)   “Natyrisht bibliofili, edhe ai që koleksionon libra bashkëkohorë, vihet ballë për ballë me kërcënimin e torollakut që i hyn në shtëpi, që sheh gjithë ato rafte dhe nxjerr nga goja: ‘Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?’ Përvoja e përditshme tregon se kjo pyetje na bëhet edhe nga njerëz me nivel të kënaqshëm intelektual. Si përgjigje standarde për të tillë pyetje, për mendimin tim, janë tri: • E para, që step të porsaardhurin dhe shkëput çdo marrëdhënie, është: ‘Nuk kam lexuar asnjë syresh, përndryshe përse do t’i...

Continue Reading →

Stefano Bartezzaghi në Shqipëri për prezantimin e 2 librave të U. Eco: “Lavjerrësi i Fukoit” dhe “Si të udhëtosh me një salmon”

Mos u angazhoni me të tjera punë neser. Për të prezantuar "Lavjerrësin e Fukoit" dhe "Si të udhëtosh me një salmon" vjen nga Italia, Stefano Bartezzaghi! Nuk ndodh shpesh të vijë një gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash si Stefano Bartezzaghi, i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme, Umberto Ekon. Mik i tij. Më datë 9.12.2016, në orën 11.00, në Fakultetin e Filologjisë, #Storytellingthelife, #CreativeEurope#EU  

Continue Reading →

Edvin Cami, fitues i Çmimit të përkthimit më të mirë të vitit 2016 – Panairi i 19 i Librit “Tirana 2016”

Çmimi i përkthimit më të mire të vitit 2016 iu dha Edvin Camit për përkthimin e romanit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” të autores Marica Bodroziç me motivacionin: “Për shqipërimin mjeshtëror të një letërsie sa ballkanike aq edhe të përbotshme, që sjell njeriun përballë vetes e të tjerëve, në kërkim të identitetit në një botë plot ndryshime” #CreativeEurope #Storytellingthelife #diituriabooks

Continue Reading →

Prezantim i 3 titujve të Projektit “Storytelling the Life”: “Kanali Musolini”, autor A. Pennacchi, “Salla e ujqërve”, autore H. Mantel dhe “Lavjerrësi i Fukoit”, autor U. Eco

Në kuadër të Panairit të 19 të Librit "Tirana 2016", ditën e premte, më 11.11.2016, ora 12:00, u bë prezantimi i 3 titujve të Projektit "Storytelling the Life" të Shtëpisë Botuese DITURIA:"Kanali Musolini", autor Antonio Pennacchi, "Salla e ujqërve", autore Hilary Mantel dhe "Lavjerrësi i Fukoit", autor Umberto Eco. Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian  

Continue Reading →

Prezantim i 3 titujve të Projektit “Storytelling the Life” të Shtëpisë Botuese DITURIA

Në kuadër të Panairit të 19 të Librit "Tirana 2016", ditën e enjte, më 10.11.2016, ora 11:00, u bë prezantim i 3 titujve të Projektit "Storytelling the Life" të Shtëpisë Botuese DITURIA: "Z", autor Vassilis Vassilikos, "Ari i rremë", autore Maro Douka dhe "Dru qershie dhe ndjenja të vjetra", autore Marica Bodrožić. Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian

Continue Reading →