https://www.facebook.com/events/1820705168247152/?acontext=%7B%22ref%22%3A%223%22%2C%22ref_newsfeed_story_type%22%3A%22regular%22%2C%22action_history%22%3A%22null%22%7D
E premte, datë 09 dhjetor 2016, ora 11.00, në Fakultetin e Filologjisë, takim me Stefano Bartezzaghi-n për dy librat e Eco-s, “Lavjerrësi i Fukoit” dhe “Si të udhëtosh me një salmon”!
"I ke lexuar të gjithë?” (pyetja që i bëhej shpesh Eco-s) “Natyrisht bibliofili, edhe ai që koleksionon libra bashkëkohorë, vihet ballë për ballë me kërcënimin e torollakut që i hyn në shtëpi, që sheh gjithë ato rafte dhe nxjerr nga goja: ‘Sa shumë libra! I ke lexuar të gjithë?’ Përvoja e përditshme tregon se kjo pyetje na bëhet edhe nga njerëz me nivel të kënaqshëm intelektual. Si përgjigje standarde për të tillë pyetje, për mendimin tim, janë tri: • E para, që step të porsaardhurin dhe shkëput çdo marrëdhënie, është: ‘Nuk kam lexuar asnjë syresh, përndryshe përse do t’i...
Znj. Mariana Ymeri, Drejtore e Botimeve, duke folur per librin e mrekullueshem te Hilary Mantelit “Salla e ujqerve”. #CreativeEurope #Storytellingthelife#diituriabooks
https://www.youtube.com/watch?v=o-wBSaqafV8
Report TV – Antonio Pennacchi rrefen ne Tirane historine e romanit “Kanali Musolini” – #Storytellingthelife #CreativeEurope
https://www.youtube.com/watch?v=-uxgKevVQuc&feature=share
Një intervistë interesante me përkthyesin Edvin Cami në Ora News #CreativeEurope (minuta 55)
http://www.oranews.tv/puntate/dite-e-re-weekend-17-prill-2016/
Një intervistë interesante në ABC News me përkthyesin e talentuar #EdvinCami.
“Lexuesit e së ardhmes”

#EU Shtëpia Botuese DITURIA shpallet fituese si lider për projektin "Lexuesit e së ardhmes" (#ReadersOfTheFuture) në programin e Projekteve të Bashkëpunimit të Europës Krijuese, Partnerë të saj janë Maqedonia dhe Italia. Ky projekt do të jetë një nxitje për lexim, për lexuesit e vegjël dhe prindërit e tyre! Urime stafit të DITURISE që punoi shumë për këtë projekt dhe suksese në realizimin e tij.
Librat – forcë dhe kënaqësi!

#EdvinCami, përkthyesi i librit të #MaricaBodrozic, "Dru qershie dhe ndjenja të vjetra" ishte i mirepritur sot midis nxenesve te shkolles Wilson, ne aktivitetin: "Librat - forcë dhe kënaqësi!", ne kuader të 23 prillit, Ditës Botërore të Librit, promovuar nga #Unesco. Falenderojme drejtoren e shkolles, shkrimtaren Adriatike Xh Lami per kujdesin qe i kushtoi gjithe veprimtarise.
Fate të fotografuara – romani mbresëlënës “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” i shkrimtares Marica Bodrožić

Sot, romani “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” i shkrimtares kroato-gjermane Marica Bodrožić, i botuar në shqip nga Sh. B. DITURIA, me mbështetjen e programit Europa Krijues, të Bashkimit Europian, arrin të ringjallë ndjenja të vjetra e të rikthejë në kujtime të shkuara në veçanti lexuesit shqiptarë që, si unë, i përkasin brezit të viteve ’80 Nga Edvin Cami Ujërat afronin në brigjet e liqenit shishe të zbrazura shampoje. Fëmijët nguteshin e nganjëherë grindeshin që t’i rrëmbenin, t’i kundronin nga afër e t’u ndienin aromën. E dinin se ato vinin nga ujërat e Jugosllavisë së asaj kohe, nga brigjet e...
Fate të fotografuara