Mos u angazhoni me të tjera punë neser. Për të prezantuar "Lavjerrësin e Fukoit" dhe "Si të udhëtosh me një salmon" vjen nga Italia, Stefano Bartezzaghi! Nuk ndodh shpesh të vijë një gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash si Stefano Bartezzaghi, i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme, Umberto Ekon. Mik i tij. Më datë 9.12.2016, në orën 11.00, në Fakultetin e Filologjisë, #Storytellingthelife, #CreativeEurope#EU
Gazeta Mapo për prezantimin e dy veprave të Umberto Eco-s. #Storytellingthelife #CreativeEurope
http://www.mapo.al/2016/12/umberto-eco-ne-boten-e-kureshtjes-kokeforte/1
Ftesë – Prezantim i librave të Umberto Ecos “Lavjerresi i Fukoit” dhe “Si te udhetosh me nje Salmon”
(more…)
Znj. Mariana Ymeri, e ftuar ne “Kronike e pambaruar” per te folur per projektet e Shtepise Botuese DITURIA, pjese e programit Europa Krijuese te Bashkimit Europian
#Storytellingthelife, #DifferentVoices10titlesfromchildrenliterature" #ReadersOfTheFuture. #CreativeEurope #EU https://www.youtube.com/watch?v=2eC-suG0YNo&feature=share
Edvin Cami, fitues i Çmimit të përkthimit më të mirë të vitit 2016 – Panairi i 19 i Librit “Tirana 2016”
Çmimi i përkthimit më të mire të vitit 2016 iu dha Edvin Camit për përkthimin e romanit “Dru qershie dhe ndjenja të vjetra” të autores Marica Bodroziç me motivacionin: “Për shqipërimin mjeshtëror të një letërsie sa ballkanike aq edhe të përbotshme, që sjell njeriun përballë vetes e të tjerëve, në kërkim të identitetit në një botë plot ndryshime” #CreativeEurope #Storytellingthelife #diituriabooks
Prezantim i 3 titujve të Projektit “Storytelling the Life”: “Kanali Musolini”, autor A. Pennacchi, “Salla e ujqërve”, autore H. Mantel dhe “Lavjerrësi i Fukoit”, autor U. Eco
Në kuadër të Panairit të 19 të Librit "Tirana 2016", ditën e premte, më 11.11.2016, ora 12:00, u bë prezantimi i 3 titujve të Projektit "Storytelling the Life" të Shtëpisë Botuese DITURIA:"Kanali Musolini", autor Antonio Pennacchi, "Salla e ujqërve", autore Hilary Mantel dhe "Lavjerrësi i Fukoit", autor Umberto Eco. Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian
Prezantim i 3 titujve të Projektit “Storytelling the Life” të Shtëpisë Botuese DITURIA
Në kuadër të Panairit të 19 të Librit "Tirana 2016", ditën e enjte, më 10.11.2016, ora 11:00, u bë prezantim i 3 titujve të Projektit "Storytelling the Life" të Shtëpisë Botuese DITURIA: "Z", autor Vassilis Vassilikos, "Ari i rremë", autore Maro Douka dhe "Dru qershie dhe ndjenja të vjetra", autore Marica Bodrožić. Me mbështetjen e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian
Hilary Mantel: Romani i mirë historik, si një kafshë e rrallë amfibe – shkrim ne Gazeten Mapo
https://www.mapo.al/2016/11/hilary-mantel-romani-i-mire-historik-si-nje-kafshe-e-rralle-amfibe/1
Nje interviste shume e bukur e Antonio Pennacchit, per librin e sapobotuar ne shqip, “Kanali Musolini”, nga #DITURIA. “Askush nuk donte ta botonte me kete emer… shtepite botuese ma kthenin njera pas tjetres… ti je shkrimtar i mrekullueshem, Antonio, por ti shkruan vetem per krahinen tende…” Por shkrimtari eshte i bindur se te rrefesh historine e njerezve, me mjeshteri, eshte emocionuese, dhe pak rendesi ka nga jane keta…” #Storytellingthelife #CreativeEurope
https://youtu.be/yrKHKTmhTq0
Kanali Musolini, Antonio Pennacchi midis studenteve te Fakultetit te Gjuheve te Huaja. #Storytellingthelife #CreativeEurope
Ditën e mërkurë, më 26.10.2016, në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të huaja. Studentët e pritën me shumë pyetje autorin Antonio Pennacchi dhe ai pati kënaqësinë t'u shpjegonte jo vetëm kontekstin historik të romanit, por edhe çeshtje delikate të përdorimit të ligjërimeve në romanin e tij, të dyzimit të publikut për titullin e romanit, për qëndrimin e kritikës, që, gjithë duke e ngritur në qiell romanin e tij, shihte me lupë nëse shkrimtari ishte treguar tolerant ndaj një diktature si ajo e Musolinit. Porosia e Pennacchit ishte: historia nuk ka dy ngjyra, bardhë e zi, kur e rrëfen atë, duhet...