Dëmi
Autori: Josephine Hart Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Engjëllushe Shqarri Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-95-5 Numri i faqeve: 212 Pages Çmimi: 900
Përshkrimi:

Tronditës dhe i shkëlqyer, Dëmi është vlerësuar si një kryevepër – një rrëfim i guximshëm për rreziqet e obsesionit dhe se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e tij.
Ky libër është historia e një burri, që sapo ka festuar datëlindjen e pesëdhje-të dhe që duket se ka arritur gjithçka në jetë: pasuri, një grua dhe fëmijë të bukur e të suksesshëm, një karrierë politike prestigjioze në Parlament. Por jeta e tij, e cila ka ecur vetëm në rrugë të qeta e të lëmuara, është ndërtuar në të vërtetë mbi një zbrazëti pasionesh. Ai ka ditur të luajë lehtësisht rolin e djalit, bashkëshortit, babait, politikanit, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Derisa takon një grua të re, e cila që në çastin e parë ushtron një pushtet të rrezikshëm mbi të. Një dominim seksual dhe psikologjik, para të cilit ai dorëzohet pa rezerva, edhe pse e di që përbën një kërcënim për të gjithë botën e tij, pasi ajo është gruaja me të cilën i biri ka rënë në dashuri dhe ka vendosur të martohet.

Josephine Harti lindi dhe u arsimua në Irlandë. Ajo ishte drejtore e Haymarket Publishing, në Londër. Në fund të viteve ‘80, themeloi grupin Gallery Poets dhe realizoi produksionin Let Us Go Then, You and I, për nder të T. S. Eliotit.  Ishte producentja e një numri pjesësh teatrale, duke përfshirë edhe dramën që mori çmim Shtëpia e Bernarda Albës nga Frederico Garcia Lorka dhe Princi i Zi nga Iris Murdoch. Ishte e martuar me Maurice Saatchin dhe kishte dy djem.

Romanin e saj të parë, Dëmi, e botoi më 1990. I përkthyer në njëzet e gjashtë gjuhë, libri ka shitur më shumë se një milion kopje në mbarë botën dhe është bërë film nga Louis Malle, me aktorë kryesorë Jeremy Irons dhe Juliette Binoche. Hart vdiq në moshën 69-vjeçare nga kanceri.

 

“Një fabul dramatike e obsesionit erotik.”

Vanity Fair

 

“Romani Dëmi është një kryevepër.”

Washington Post

 

“Plot pasion, elegant, i pamëshirshëm.”

Iris Murdoch

<< Back