Zemërimi i engjëjve
Autori: Sidney Sheldon Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Engjëllushe Shqarri Viti i Botimit: 2024 ISBN: 978-9928-816-01-6 Numri i faqeve: 496 Pages Çmimi: 1500
Përshkrimi:

Zemërimi i engjëjve është një nga romanet më tërheqëse që Sidney Sheldoni ka shkruar ndonjëherë, dhe Xhenifer Parkeri, heroina e këtij romani, personazhi i tij më i jashtëzakonshëm. Xheniferi, vajza e një avokati të një qyteti të vogël, i bashkohet stafit të prokurorit të Qarkut të Manhatanit, për të luftuar për drejtësi, siç kishte bërë edhe i ati. Por më pak se njëzet e katër orë pasi kreu betimin, shpresat e Xheniferit, ëndrrat, karriera e saj shkërmoqen dhe ajo gjendet e vetme në rrezik, për t’u përjashtuar nga Urdhri i avokatëve dhe, më keq akoma, në pritje të një dënimi të mundshëm me burg. Kështu fillon historia e një gruaje të re inteligjente dhe të bukur, e cila do të bëhet më pas një nga avokatet mbrojtëse më të suksesshme të Amerikës. Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit. Ajo që fillon si një përrallë, do të shndërrohet në një betejë dramatike për pushtet, që do të rrezikojë dashurinë dhe drejtësinë. Në Zemërimi i engjëjve, Sheldoni, një mjeshtër rrëfimi, na çon pas dyerve të mbyllura të sallës së gjyqit dhe në zemrat e disa personazheve që nuk do t’i harroni kurrë.

Në qendër të librit Zemërimi i engjëjve është Xhenifer Parkeri, personazhi më i paharrueshëm i Sheldonit. Ajo është brilante, e bukur dhe e paepur, por edhe avokatja më magjepsëse dhe një nga më të suksesshmet në Amerikë. Jeta e saj komplikohet nga dy burra – të dy të fuqishëm, të dy të tërhequr në mënyrë të papërmbajtshme pas saj. Njëri është politikan, i destinuar të drejtojë vendin dhe baba i djalit të saj. Tjetri është kreu i Mafies, burri që do t’i gjendet pranë kur bota t’i shembet përpara syve. “Romani më i mirë i Sheldonit… Intrigë, guxim, pasion. Në këtë roman, Sheldoni është shkrimtar në kulmin e forcës së tij krijuese…” New York Times

<< Back