Arkitektja
Autori: Melania G. Mazzucco Kategoria: Art-arkitekturë Përkthyes: Ornela Islami Viti i Botimit: 2025 ISBN: 978-9928-816-38-2 Numri i faqeve: 540 Pages Çmimi: 1500
Përshkrimi:

Në majin e vitit 1624, një burrë shoqëron të bijën në plazhin e Santa Severës, ku ka ngecur një krijesë fantastike. Një balenë.
Xhovani Briço është një gjeni plebe, i shpërfillur nga letrarët dhe nga oborri: dyshekpunues, piktor pak i njohur, muzikant, komediograf popullor, aktor dhe poet. Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Por Plautila, grua dhe me origjinë të thjeshtë, e ka të vështirë të dalë në pah në mjedisin e artistëve romanë, i sunduar nga Bernini dhe Pietro nga Kortona. Takimi me Elpidio Benedetin, që ëndërron të bëhet shkrimtar, i përzgjedhur nga kardinal Barberini si sekretar i Mazarinit, do t’i ndryshojë asaj jetën. Me ndihmën e këtij bashkudhëtari të pazakontë, ajo do të bëhet shumë më tepër nga sa kishte guxuar të imagjinonte i ati. Melania Mazzucco, teksa rrëfen për lavdi, intriga, dhunë dhe mjerime të qytetit të papëve dhe zjarrminë e një shekulli njëherazi fanatik e libertin, na dhuron portretin e një gruaje të jashtëzakonshme të shekullit XVII, shumë e aftë për të mos u dalluar dhe për të fshehur guximin dhe ëndrrat për të realizuar sipërmarrjen që do të shpërblente një jetë të tërë: ndërtimin e një vile origjinale haresh në kodrën që sundon mbi Romë, të skicuar, projektuar dhe realizuar nga ajo, Plautila, arkitektja e parë në historinë moderne.

“Të ndërtosh një shtëpi. Të zgjedhësh tjegullat e çatisë dhe pllakat e dyshemesë. Të imagjinosh fasada, korniza, arkitrarë, lozha, shkallë, ballina trekëndore, perspektiva, kopshte. Me sa dija unë, asnjë grua nuk e kishte bërë më parë.”
Melania G. Mazzucco, Arkitektja

“Mazzucco këtu mbërrin majën, për pasurinë e pashtershme të detajeve dhe njëherazi për kohezionin mbërthyes të të gjithë veprës.”
Alberto Asor Rosa

“E vërteta e Arkitektes është forca e letërsisë. Është pena e jashtëzakonshme e Melania Mazzucos.”
Angelo Guglielmi

<< Back