Europa ballkanike
Autori: Bernard Lory Kategoria: Botime për të rritur, Histori Përkthyes: Sokol Haxhimusaj Viti i Botimit: 2007 ISBN: 9789994346301 Numri i faqeve: 312 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:
Duke mos qenë aspak “fuçi baruti” për Europën, vendet ballkanike janë përkundrazi pjesë e kontinentit, ku bipolarizimi i botës pas vitit 1945 solli copëtimin më të egër gjeopolitik. Vija ndarëse e lë Rumaninë dhe Bullgarinë në Traktatin e Varshavës, kurse Greqinë e përfshin në NATO; Jugosllavia bëhet nxitësja e Lëvizjes së të Paangazhuarve, kurse Shqipëria, pas një përvoje prokineze, zhytet në izolimin më të thellë. Kjo ndarje ndërkombëtare lejon të zgjidhen – në mënyrë të pjesshme dhe të përkohshme – disa kontradikta rajonale të trashëguara nga periudha e mëparshme. Duke filluar nga viti 1989 deri më 1991 këto tensione të vjetra aktualizohen në një kontekst ekonomik dhe social thellësisht të ndryshuar. Vendet ballkanike nuk i drejton ndonjë fatalitet absurd, por thjesht një logjikë historike tepër e zakonshme, të cilën e bëjnë të pakuptueshme vetëm keqinformimi i shkaktuar nga disa regjime dhe indiferenca e pafalshme e Perëndimit. Vendet ballkanike janë të ndërlikuar, por jo të pakuptueshëm. Ato përbëjnë një pjesë të pandashme të kontinentit tonë.
<< Back