Europa Lindore-Qendrore midis dy luftërave botërore
Autori: Joseph Rothschild Kategoria: Botime për të rritur, Histori Përkthyes: Kujtim Ymeri, Sabina Ymeri Viti i Botimit: 2004 ISBN: 9992759313 Numri i faqeve: 408 Pages Çmimi: 1000 lekë
Përshkrimi:
Është një histori politike e sofistikuar e kësaj zone të Europës në vitet midis dy luftërave botërore. Libri është shkruar nga një studiues i shquar i fushës dhe përbën një kontribut origjinal në literaturën e kulturës politike të Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Rumanisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Shteteve Baltike. Historia e Europës Lindore Qendrore është studimi i parë më i rëndësishëm dhe sistematik i botuar ndonjëherë për këtë fushë. Ai është konceptuar për t’u përdorur prej lexuesit serioz, studiuesit që nuk është specialist në historinë e këtij rajoni dhe studentit që i ka hyrë punës për t’u specializuar në këtë fushë. Ky projekt i Princeton University përfshin 11 vëllime, që do të përbëjnë një trajtim të njësuar të historisë së kësaj pjese të Europës si nga çështjet, ashtu edhe nga këndvështrimi, kuptohet sipas përgjegjësisë së çdo autori më vete.
<< Back