Ky vëllim synon t’i japë lexuesit një pamje të përgjithshme të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Një histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe një histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes e deri në kohët moderne. Tradita gjuhësore europiane ka përfituar më së miri nga lidhjet dhe kontaktet me traditat e tjera (indiane, kineze, arabe, hebraike), të cilave gjuhësia europiane u detyrohet për ndihmesat e tyre, shpeshherë me rëndësi vendimtare, si në rastin e veprave të gramatikanëve të lashtë indianë. Ky botim i ri është pasuruar edhe me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili, i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci mbi zhvillimet e kësaj disipline.