Hyrje në gjuhësinë teorike bën një trajtim rigoroz e të specializuar për një varg temash dhe e çon lexuesin në një nivel të përparuar të të kuptuarit të tyre. Që nga botimi i parë, më 1968, Hyrje në gjuhësinë teorike ka mbetur një nga hyrjet klasike të kësaj disipline. Në një terren që konsiderohet gjithmonë në lëvizje, ajo vazhdon të përdoret nga studentët dhe studiuesit e shumë shkencave, përveç asaj të gjuhësisë, si një vështrim i përgjithshëm në fushat kryesore të gjuhësisë – fonetikë e morfologji, gramatikë e semantikë. Kjo vepër përbën një ndihmë të çmuar për cilindo që interesohet për mënyrat në të cilat teoria mund të ndihmojë në shpjegimin e problemeve kyç të gjuhës njerëzore