Këshilla për të mbajtur mendjen të freskët
Autori: Alberto Oliverio Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji Përkthyes: Ana Sheldia Viti i Botimit: 2007 ISBN: 9994346066 Numri i faqeve: 140 Pages Çmimi: 450 lekë
Përshkrimi:
Truri unë plaket në mënyrë të natyrshme, njësoj siç ndodh edhe me pjesën tjetër të trupit. Ajo që ndodh me muskujt, të cilët humbin elasticitetin e tyre në qoftë se nuk ushtrohen, ndodh edhe me trurin. Ja përse ky libër propozon ushtrime për kujtesën, fjalëkryqe, analiza fotografish dhe pikturash, enigma logjike: të gjitha këto janë teknika të veçanta për të përmirësuar përqendrimin e hemisferës së djathtë dhe të majtë të trurit. Për më tepër, autori na nxit dhe na jep zemër të mbajmë të zhdërvjellëta skemat tona mendore dhe të jemi të gatshëm gjithmonë për përvoja të reja. Por për të pasur një mendje të shëndoshë në një trup të shëndoshë, është e nevojshme të kujdesesh në mënyrë të vazhdueshme për veten, me një dietë të ekuilibruar, ushtrime fizike dhe “luftë” kundër stresit. Ky libër është një përshkrim i saktë dhe i plotë i gjimnastikës së mendjes, i pasuruar dhe i mbështetur nga nocionet më të fundit të biologjisë dhe të mjekësisë, për të mbajtur të ri dhe të freskët trurin tonë dhe për të shëruar dëmtimet, që koha në mënyrë të pashmangshme na sjell.
<< Back