Letërsia shqipe si polifoni
Autori: Ali Xhiku Kategoria: Botime për të rritur, Studime për letërsinë Përkthyes: Viti i Botimit: 2005 ISBN: 9992759569 Numri i faqeve: 312 Pages Çmimi: 650 lekë
Përshkrimi:
Historia e letërsisë së një kombi, e ndërtuar si renditje kohore e jetës dhe e veprimtarisë së shkrimtarëve më të shquar të saj, është e pamjaftueshme për ta kuptuar atë letërsi si një proces ndryshimesh të paprera, që përmes krijimit të vazhdueshëm lë mënjanë pjesë të tëra të vetvetes për të lindur e rritur të tjera pjesë, të cilat përsëri do t’i zëvendësojë me vepra, prirje e dukuri të tjera. Si çdo histori, edhe historia e letërsisë ka autorët dhe aktorët e saj, që kanë vepruar në rrjedhë të kohës. Prandaj punimet, që ndjekin kontributin e çdo autori, janë shkencërisht të domosdoshme e gjithmonë të pranishme. Gjatë historisë së saj letërsia ka qenë bartëse dhe burim i parë i njohjes së mitologjisë, shprehëse e mendimit biblik e fetar në përgjithësi, himnizuese e fuqisë krijuese të njeriut, pasqyrë analitike e individit dhe e shoqërisë, përpunuese e përhapëse e mendimit revolucionar, mënyrë me të cilën janë shprehur sisteme filozofike e morale etj, duke mbetur në të njëjtën kohë fjalë artistikisht e organizuar, me prirjen e natyrshme për të bërë një jetë të dalluar nga veprimtaritë e tjera, hera-herës duke synuar të jetë bukuri e pastër, e kuptuar dhe e përjetuar vetëm nga krijuesi i saj e një rreth i ngushtë të zgjedhurish.
<< Back