Lëvizja letrare në Shqipëri
Autori: Jacques Bourcard Kategoria: Botime për të rritur, Studime për letërsinë Përkthyes: Sokol Haxhimusaj Viti i Botimit: 2007 ISBN: 9789994346097 Numri i faqeve: 60 Pages Çmimi: 250 lekë
Përshkrimi:
“Në agimin e një letërsie,- më tha At Fishta,- vetëm poetët janë ata që mund të krijojnë gjuhën letrare, duke huazuar nga thesari i pasur i dialekteve të popullit format gojore, të cilat me saktësinë, pasurinë kuptimore dhe tingëllimin që kanë, u krijojnë atyre mundësitë për të shprehur më mirë një ide apo perceptim. Gjuha nuk mund të krijohet me dekrete. Ne do të na duhet të presim lindjen e poetit të madh të Shqipërisë, i cili me forcën e jashtëzakonshme të gjenisë së tij ndoshta do t’u imponojë të gjithë gjuhën që ka krijuar vetë. Italia ka ruajtur për një kohë të gjatë shumë dialekte letrare. Nëse atje dialekti toskan u imponua si gjuhë kombëtare, kjo nuk ndodhi as për arsye politike dhe as për arsye praktike, por pikërisht për shkak të gjenisë së Dantes. Një rivalitet midis shkrimtarëve toskë e gegë nuk mund të jetë veçse frytdhënës për letërsinë shqipe. Le të presim, të punojmë dhe të shpresojmë: unë kam besim të thellë që populli ynë i mrekullueshëm do të nxjerrë së shpejti shkrimtarin që do të na japë edhe neve gjuhën tonë.”
<< Back