Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit
Autori: Harris Silajxhic Kategoria: Botime për të rritur, Histori Përkthyes: Xhelal Fejza Viti i Botimit: 1999 ISBN: 9992731389 Numri i faqeve: 272 Pages Çmimi: 700 lekë
Përshkrimi:
Ky libër është një pasqyrë e gjerë dokumentare e marrëdhënieve të ShBA-së me Shqipërinë që nga fillimet e shekullit të kaluar. Në të përfshihen momentet dhe vëmendjet kryesore të këtyre raporteve, si p.sh., puna e Kryqit të Kuq Amerikan, Shkolla Teknike e Tiranës, qëndrimi amerikan gjatë Konferencës së Paqes në Paris, marrëdhëniet me fqinjët, kompanitë amerikane të naftës në Shqipëri, raportet me Mbretërinë Shqiptare deri në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore etj. Në këtë libër autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajdžić i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë Vatra mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.
<< Back