Shqipëria përballë Europës
Autori: Albert Mousset Kategoria: Botime për të rritur, Histori Përkthyes: Asti Papa Viti i Botimit: 2004 ISBN: 9992759429 Numri i faqeve: 128 Pages Çmimi: 550 lekë
Përshkrimi:
Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart, u tregua shumë e fuqishme edhe kundrejt mbrojtësit më pa interes të Shqipërisë. Lidhja e Kombeve, duke u kujdesur më tepër se ç’duhej që të ishte e paanshme, dërgoi në Shqipëri njerëz që meqenëse nuk kishin përgatitjen dhe njohjet e nevojshme nuk arritën të kuptohen ashtu siç duhet nga shqiptarët. Shqipëria, më mirë të themi qeveria e saj, arriti të gjejë një mbrojtës tjetër, që ndodhej gjeografikisht më pranë saj. Dhe ky mbrojtës ishte më pak i çinteresuar, por më shumë i hedhur, në mos më shumë dashamirës në ndërhyrjet e tij ndaj Shqipërisë. Politika e Ahmet Zogut, sidomos politika e jashtme e tij, mund të gjykohet në mënyra të ndryshme. Megjithatë jemi të detyruar të pranojmë se Ahmet Zogu ishte frymëzuesi, ishte shpirtdhënësi i Shqipërisë moderne. Dhe nëse më pas ai ra nën ndikimin dhe kujdestarinë italiane, kjo ndodhi sepse ndoshta Zogu kërkoi të europianizojë vendin e tij, por pa i pasur mjetet e nevojshme materiale, që kërkonte kjo punë tej mase e madhe për forcat e tij. Dhe në këtë kuptim, duke mos lënë pas dore edhe faktorin e rëndësishëm të ambicies së tij vetjake, mund të themi, pa bërë ndonjë gabim të madh, se Ahmet Zogu kërkoi që t’i sigurojë popullit të tij përparimin e mbrothësinë, duke e paguar çmimin për to me pavarësinë e vendit. Rivendosja e monarkisë synonte të forconte ndikimin e Italisë, që ia detyronte Ahmet Zogut atë vend që gëzonte në Shqipëri, si dhe një veprim parambrojtës të vetë Ahmet Zogut, me qëllim që të çlirohej paksa nga ky ndikim italian.
 
<< Back