“Ky është një përditësim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re. Argumentimi i tij i hollë dhe i shkathët lëviz me zhdërvjelltësi midis shkollave të ndryshme të mendimit. Forca kryesore e librit qëndron në faktin se Sartori demonstron se teoritë preskriptive dhe përshkruese (idealja dhe realja) duhet të shkrihen midis tyre për të qenë të vlefshme. Qartësia dhe forca dramatike e kësaj vepre të një euridicioni të qartë e bëjnë atë shumë të vlefshme për studentët universitarë.”
Uilliam T. Blum, Universiteti i Roçestërit
“Kushdo që interesohet seriozisht për një teori të demokracisë do të mirëpresë botimin e Edhe një herë për teorinë e demokracisë. Vepra e mëparshme e të njëjtit autor, Teoria e Demokracisë, një rishikim i së cilës është libri i ri, ka dhënë një kontribut të fuqishëm, jetëdhënës e të shquar për të kuptuar teoritë e demokracisë në ditët tona. Në librin e ri, Sartori merr parasysh, kur e sheh me vend, diskutimet që janë zhvilluar më vonë rreth kësaj çështjeje, po ai nuk ka bërë gabimin që t’i hyjë një ripunimi tepër të thellë të një vepre që është e shkëlqyer edhe ashtu siç është. Shpresoj se për lexuesit e brezit që do të vijë rishikimi i këtij libri do të jetë prapë një interpretim i freskët i teorisë së demokracisë.”
Robert A. Dahl, Universiteti i Jalës