Kursi i gjuhësisë së përgjithshme
Autori: Ferdinand de Saussure Kategoria: Botime për të rritur, Gjuhësi Përkthyes: Rexhep Ismajli Viti i Botimit: 2002 ISBN: 9992747773 Numri i faqeve: 304 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
Leksionet e Sosyrit në Universitetin e Gjenevës, mbledhur prej nxënësve pas vdekjes së tij dhe botuar për herë të parë më 1916, revolucionarizuan pikëpamjet moderne për gjuhën. Kursi… fokuson vëmendjen në aspektin funksional dhe strukturor të ligjërimit human. Idetë e hedhura në këtë libër përfshijnë një gamë të gjerë termash: fonacioni, shenja gjuhësore, kundërvënia, sinkronia, diakronia etj. Ato përligjin gjerësisht opinionet e studiuesve nga të dyja anët e Atlantikut që e konsiderojnë Sosyrin si njeriun që hodhi bazat e studimeve moderne në gjuhësinë historike dhe deskriptive. Një cilësi e veçantë e veprës së tij është pikërisht ajo që u mungon shumë të tjerave – jodogmatizimi: ai vetëm propozon.
<< Back