Magjistratura në demokracinë bashkëkohore
Autori: Carlo Guarnieri, Patrizia Pederzoli Kategoria: Botime për të rritur, Diplomaci Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2004 ISBN: 9992759550 Numri i faqeve: 232 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
Ekspansioni i pushtetit të tretë, shpesh i përkufizuar si “gjyqësorimi i politikës” nuk është një dukuri kalimtare, ajo është e paracaktuar të shënjojë thellësisht fatin e ardhshëm të demokracive. Në një kontekst krahasues të realiteteve të ndryshme kombëtare, një vështrim kompleks dhe i diferencuar i raportit midis magjistraturës dhe sistemit politik në demokracitë kryesore. Është një zgjedhje që i detyrohet jo vetëm ndikimit në rritje që veprimi gjyqësor ka pasur pikërisht në këto regjime, por edhe faktit që pozita institucionale e magjistraturës duket rrënjësisht e ndryshme në regjimet jodemokratike. Ky libër është një instrument i dobishëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënieve midis magjistraturës dhe politikës në demokracitë kushtetuese, domethënë, në regjimet që priren të pajtojnë parimet e sovranitetit popullor me respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve, një detyrë kjo e fundit që në një shkallë të gjerë u është besuar gjykatësve.
<< Back