Autori:
Rose Uilder Lane Kategoria:
Botime për të rritur, Histori Përkthyes:
Kujtim Ymeri Viti i Botimit:
2004 ISBN:
9994359496 Numri i faqeve:
188 Pages Çmimi:
600 lekë
Përshkrimi:
Majat e Shalës është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë e fillimviteve’20 të shekullit të kaluar.
Një grup misionaresh të huaja ndërmorën një udhëtim në viset veriore të vendit, nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture.
Lakmitë e huaja dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngët, legjenda dhe besimet e lashta, përkrah konfliktesh dhe rreziqesh të reja.
I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Lane-s e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan.
Ajo ecën në gjurmët e punës së Edit Durhamit, për t’i thënë botës perëndimore të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët.