Totem dhe tabu
Autori: Sigmund Freud Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji Përkthyes: Gentian Vyshka Viti i Botimit: 2003 ISBN: 9992759089 Numri i faqeve: 164 Pages Çmimi: 700 lekë
Përshkrimi:
Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh. Por pikërisht këtu Frojdi jep opinionin e tij origjinal për totemizmin, përmes shfaqjes së tij në zhvillimin e fëmijëve. “Marrëdhëniet midis antropologjisë sociale dhe psikologjisë ende janë të paqëndrueshme dhe të papërcaktuara mirë, por në çdo ndërthurje të tyre puna e psikanalistit mund të jetë vendimtare. Është, pra, shumë i frytshëm ky botim i ri i një vepre të tillë pioniere”. Frojdi ka një element të fuqishëm artisti në esetë e veta. Ky libër është një nga veprat më magjepsëse dhe tipike në universin e veprës frojdiane.
<< Back