Shija e hidhur e tradhtisë
Autori: Saskia Noort Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Virgjil Kule Viti i Botimit: 2007 ISBN: 9789994346196 Numri i faqeve: 220 Pages Çmimi: 700 lekë
Përshkrimi:
Një natë të ftohtë dimri, zjarri i papritur turbullon një qendër banimi rezidenciale fare pranë Amsterdamit. Ajo që goditet është shtëpia e Evertit dhe Babetës, një çift i ri me tre fëmijë, dhe për burrin nuk ka shpëtim. Dyshimet e policisë përqendrohen te miqtë e afërt të të ndjerit. Për këtë rreth familjesh, gratë e të cilave janë shumë të dhëna pas tryezave të gëzuara dhe dyqaneve, vdekja e Evertit ishte si një teh i mprehtë që shpoi velin që mbulonte jetën e tyre prej reviste të ilustruar, duke këputur në mes nyjën e interesave dhe të bashkëjetesës, por edhe të pasioneve të ngatërruara që i lidhnin. Kur një tjetër pjesëtar i grupit u gjend i vdekur në një trotuar të kryeqytetit, rënë aksidentalisht nga ballkoni apo i shtyrë me qëllim, situata precipiton me veprime marramendëse. Një bestseller i jashtëzakonshëm në Holandë (mbi 400 000 kopje të shitura), një triller psikologjik ku të gjithë kanë diçka për të fshehur dhe ku asgjë nuk është siç duket.
<< Back