Qirinjtë digjen deri në palcë
Autori: Sándor Márai Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Edit Dibra Viti i Botimit: 2006 ISBN: 9992759879 Numri i faqeve: 166 Pages Çmimi: 600 lekë
Përshkrimi:
Ky roman, i botuar për herë të parë në vitin 1942, i ngjizur me emocion të fortë sugjestionues – ajka e stilit artistik të shkrimtarit – ndriçon me mprehtësi verbuese tallazet e miqësisë, besnikërisë dhe tradhtisë. Dy miq të vjetër takohen sërish pas dhjetëra vjetësh dhe bisedojnë një natë të tërë. Kur i kthehen të shkuarës, njëri është akuzues dhe tjetri i pandehur: në ato kohëra i pari e kishte tradhtuar; madje gati e kish vrarë mikun e vet, i kish joshur të shoqen dhe i kishte shkatërruar jetën. Por nuk është dobësia e momentit ajo që në të vërtetë e shkaktoi tragjedinë: “përmbysja e një rendi botëror sjell me vete edhe lëkundjen e vlerave tradicionale të moralit”, thotë autori. Miqësia, mbase ashtu siç nuk e ka përshkruar askush, forca shkatërruese e heshtjes, zhgënjimi, krenaria dhe shpagimi që ndezin zjarrin e shpirtit, por që shkërmoqen të drobitura si qirinjtë në një shandan… Marai, shkrimtari hungarez më i botuar në botë, është këtu më i fortë dhe emocionues se kurrë…
<< Back