Përse nuk jam i krishterë
Autori: Bertrand Russell Kategoria: Botime për të rritur, Filozofi-sociologji Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2008 ISBN: 99943-46-32-6 Numri i faqeve: 252 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:

Krishterimi ka hyrë në shoqërinë perëndimore prej kaq shumë kohësh dhe në një mënyrë kaq invaduese, saqë opinionet për të dhe rolin e tij kanë një spektër të gjerë alternativash: nga vëzhgimi i S. Kierkegaardit se “nuk mund të jemi të krishterë”, për shkak të pamundësisë për të jetuar një raport personal autentik me Jezusin, në thënien e Benedetto Croces se “nuk mund të mos e quajmë veten të krishterë”, për hir të rolit që ka pasur besimi dhe Kisha në formësimin e kulturës sonë, në deklaratën e Marcello Peras se “duhet ta quajmë veten të krishterë”, sepse laicizmi dhe demokracia nuk do të ishin të realizueshëm jashtë traditës ungjillore. Me gjasë dhe pavarësisht prej dallimeve të tyre të ndërsjella, ekzistencialistët, idealistët dhe femohuesit kanë të paktën një aspekt të përbashkët: maninë për t’i ngritur opinionet e tyre personale në rangun e të vërtetave universale. Logjistët janë më modestë, siç demonstrohet që nga titulli “Përse nuk jam i krishterë” i B. Russellit: një përmbledhje e jashtëzakonshme e disa eseve, të shkruara mes viteve 1925 dhe 1954 (përveç një kurioziteti filozofik të vitit 1899), ku ai shpreh mendimin e tij për të gjitha aspektet e fesë në përgjithësi dhe të krishterimit në veçanti.
(…) Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet…, ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe racionale të Epokës së Iluminizmit.

 
 

“I pafeu më i fortë, por edhe më i mprehtë, pas Volterit. Nuk mund të mos e ndihmojë njeriun të kuptojë më mirë se çfarë është besimi dhe mosbesimi.”

 The Spectator

 “Askush tjetër nuk e përdor gjuhën angleze në mënyrë kaq mahnitëse sa Russelli, askush nuk i zbut trillet e saj dhe i shkoqit si ai edhe mendimet më të ndërlikuara.”

The Times

 “Ndershmëria e paepur intelektuale për gjatë gjithë jetës, është ajo që e bën të vlefshëm këtë libër.”

 Times Literary Supplement

<< Back