Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes
Autori: J. K. Rowling Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Amik Kasoruho Viti i Botimit: 2007 ISBN: 9789994346202 Numri i faqeve: 560 Pages Çmimi: 1250 lekë
Përshkrimi:

“Unë hapem kur mbyllem”, është një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilat Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë të serisë. Dhe vetë kjo histori, për të arritur në fund, hapet me botë të reja, në të shkuarën dhe të ardhmen: hedh dritën e mrekullisë mbi hollësirat, personazhet dhe ngjarjet që kujtonim se tashmë u kishim shkuar deri në thelb, duke zbuluar të fshehta dhe kuptime të thella.

Së bashku me Harrin, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vërtetën, kalojmë aventura në dukje të hetuara, përjetojmë sërish ndodhi të vogla dhe të mëdha, duke ndjekur fillin e përgjegjësisë që mblidhet dhe fitohet në një skenë me kthesa të papritura, humbje dhe ngadhënjime. Përfundimi, i fuqishëm dhe delikat, plot e përplot me dritë dhe ankth, të bën ta kapësh librin përsëdyti nga fillimi, që të mbyllësh edhe një herë rrethin e të panjohurave. Kurrë pikëpyetjet nuk kanë qenë kaq shumë; kurrë më parë si në këtë libër nuk përjetohet kënaqësia e një përgjigjeje, një përgjigje që flet shumë, kurrë më parë si në këtë libër J. K. Rowling nuk dëshmon aftësinë e saj të pafre që të çuditë lexuesit, të ushqejë një zjarr i cili, që prej dhjetë vjetësh, nuk rresht së magjepsuri.

 

 
<< Back