Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit
Autori: J. K. Rowling Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Amik Kasoruho Viti i Botimit: 2003 ISBN: 9992759038 Numri i faqeve: 328 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:
“Unë nuk e kërkoj belanë,- mërmërit Harri prishaqejfas.- Zakonisht është belaja, që vjen e më gjen”. Kështu u thotë Harri Poteri, nxënësi i Shkollës së Magjisë dhe Shtrigërisë në Hoguorts, shokëve të tij. Vërtet jeta e Harrit është në rrezik: një vrasës i rrezikshëm është arratisur nga burgu i frikshëm i Azkabanit dhe po e ndjek pas, i vendosur ta vrasë. Ndoshta kësaj radhe as shkolla magjike dhe as shokët e tij më të ngushtë nuk mund ta ndihmojnë dot. Në një skenë emocionesh të thella, mes hartash të magjepsura dhe Hipogrifësh agresivë, hallash fluturuese dhe librash që kafshojnë, Harri Poteri e çon lexuesin në kapitullin e tretë të aventurave të tij të jashtëzakonshme.
<< Back