Harry Potter dhe urdhri i Feniksit
Autori: J. K. Rowling Kategoria: Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes: Amik Kasoruho Viti i Botimit: 2004 ISBN: 9992759518 Numri i faqeve: 720 Pages Çmimi: 1400 lekë
Përshkrimi:
Vëllimi i katërt i Harri Poterit na ka lënë me zemër të ngrirë: Lordi Fluronvdekje është kthyer. Ç’do të ndodhë tani që Zotëria i Errët po bëhet sërish i plotfuqishëm? Sa vdekje dhe shkatërrime do të mbjellë, duke u përpjekur të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë botën? Këto janë pyetjet, që e mundojnë Harri Poterin gjatë verës, në shtëpinë e të afërmve të tij babanacë, larg botës magjike së cilës i përket. Edhe ai ka ndryshuar. Tashmë pesëmbëdhjetëvjeçar do ta takojmë të përpirë nga zhgënjimi, zemërimi, ankthi dhe rebelimi, tipike për moshën e tij. Në një nga librat më të mirëpritur në historinë e letërsisë, J. K. Rowling nuk resht së na befasuari. Duke endur një tjetër dramë të mrekullueshme, kësaj here arrin t’u japë jetë shqetësimeve të adoleshencës, duke e pasuruar gjithësinë e saj tashmë të mrekullueshme me krijesa dhe personazhe të reja të paharrueshme. Hapni sytë dhe jini të kujdesshëm ndaj marrëzisë së pushtetit dhe atij që e përdor për të luftuar talentin, guximin, fantazinë dhe alternativën, na flet ajo përmes librit të vet të pestë.
<< Back