Autori:
Theresa Tomlinson Kategoria:
Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes:
Holta Ymeri Viti i Botimit:
2004 ISBN:
9992759054 Numri i faqeve:
110 Pages Çmimi:
500 lekë
Përshkrimi:
Magda nuk kishte mbushur ende një vjeç kur të ëmën e vranë, prandaj i ati, Xhoni, e çoi të jetonte në pyll me Marianën, Gruan e Pyllit. Aty ajo mësoi të shëronte të sëmurët dhe mësoi artin e mbijetesës në pyll, në saje të shkathtësisë në hark e luftime. Tanimë Magda mezi pret të njohë botën, ajo dëshiron një jetë plot aventura përtej kufijve të pyllit.
Kur ngado hapet fjala se Ledi Matilda dhe e bija, Izabela, janë kapur e mbahen në kullë të mbyllura nga sherifi mizor i Notingamit, Magda është gati për veprim. Kjo është mundësia e artë për të bashkuar forcat me Xhonin, babanë, dhe Robin Hudin e bandën e tij të jashtëligjshme, për të cilin ka dëgjuar shumë. Por Magdës as nuk i shkon nëpër mend që kjo është edhe mundësia për t’u përballur me vrasësin katil, që dikur i vrau të ëmën dhe e la jetime