Gra që flasin
Autori: Miriam Toews Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Kujtim Ymeri Viti i Botimit: 2022 ISBN: 978-9928-366-17-7 Numri i faqeve: 224 Pages Çmimi: 800 lekë
Përshkrimi:
Një mbrëmje, tetë gra menonite ngjiten në një plevicë për një takim të fshehtë midis tyre. Gjatë dy viteve të fundit, secila prej këtyre grave, dhe më shumë se njëqind vajza të tjera në koloninë e tyre, janë dhunuar vazhdimisht natën nga djajtë si ndëshkim për mëkatet e tyre, ose, të paktën, kështu thonë burrat e kolonisë. Tani që kanë mësuar se, në të vërtetë, ato janë droguar dhe më pas janë sulmuar nga një grup meshkujsh nga komuniteti i tyre, gratë janë të vendosura të mbrojnë veten dhe të bijat nga dëmi i mëtejshëm. Ndërsa burrat e kolonisë janë në qytet, duke u përpjekur të mbledhin para për të nxjerrë përdhunuesit nga burgu dhe për t’i sjellë ata në shtëpi, këto gra – të gjitha analfabete, të nënshtruara, pa asnjë njohuri për botën jashtë komunitetit të tyre dhe të paafta madje edhe për të folur gjuhën e vendit ku jetojnë – kanë fare pak kohë për të marrë një vendim: a duhet të rrinë në botën e vetme që njohin, t’i përgjigjen dhunës me dhunë apo duhet të guxojnë t’ia mbathin, për të filluar një jetë të re? I bazuar në ngjarje të vërteta dhe i treguar përmes shënimeve të mbledhjeve në plevicë, romani mjeshtëror i Miriam Toewsit rrëfen historinë e këtyre grave që, për herë të parë, vendosin të marrin në dorë fatet e tyre.
<< Back