Atlasi. Historia e Pa Saltit
Autori: Lucinda Riley Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Oriana Tamburi, Ornela Islami Viti i Botimit: 2023 ISBN: 978-9928-366-66-5 Numri i faqeve: 792 Pages Çmimi: 1600 lekë
Përshkrimi:
Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt. Paris, 1928. Familja Landovski gjen në kopshtin e shtëpisë një djalosh pa ndjenja. Një hap e ndan nga vdekja, por familja e shpëton dhe e mirëpritet si të ishte fëmija i saj. Ai është i sjellshëm, i matur dhe i talentuar, një djalë i mrekullueshëm, por, për të mos treguar se kush është në të vërtetë, mbyllet në një heshtje kokëfortë. Djaloshi rritet, merr mësime në Konservatorin e Parisit, zbulon dashurinë, duket se është gati t’i gëzohet jetës e të harrojë tmerret e së shkuarës. Ndërkaq, në të gjithë Europën një e keqe po lind e rritet dhe askush nuk është më i sigurt. Me zemër dhe mendje, ai e ndien se është  koha të largohet sërish. 2008, deti Egje. Të shtatë motrat mblidhen së bashku për herë të parë, në bordin e Titanit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait enigmatik që e donin aq shumë. Për habinë e të gjithëve, është motra e humbur, Meropi, ajo që Pa Salti ka zgjedhur t’i besojë të kaluarën e tyre. Ajo sjell me vete ditarin e çmuar të tij. Por për çdo të vërtetë të zbuluar, lind një pyetje tjetër. Motrat duhet të përballen me idenë se babai i tyre i adhuruar ishte dikush që e njihnin pak. Dhe akoma më tronditës është fakti që këto sekrete të varrosura prej kohësh, mund të kenë pasoja për to edhe sot. Në këtë përfundim epik të serisë Shtatë motrat, gjithçka do të zbulohet.
<< Back