Çfarë çmimi do të paguaje për dashurinë?
Rejçëlli është mjeke e respektuar dhe jeton në një qytezë angleze piktoreske dhe të pasur, ku bashkëshorti i saj, Natani, jep mësim në një shkollë private elitare. E zonja në profesion dhe gjakftohtë, 49-vjeçarja Rejçëll ka çdo gjë në kontroll në jetën e saj, edhe pse duket se e ka humbur shkëlqimin e mëparshëm. Por çdo gjë kthehet përmbys një mbrëmje, kur një pacient i ri ia beh në klinikë. Luka është piktor francez i martuar me një amerikane dhe çifti sapo është shpërngulur në lagjen e pasur të Rejçëllit. Për shkak të një urgjence shëndetësore, Luka detyrohet të shkojë në klinikën më të afërt… aty ku punon Rejçëlli.
Tërheqja e tyre është e menjëhershme dhe megjithëse etika profesionale e Rejçëllit përplaset me pasionin e vet të rizgjuar, kjo aventurë pasionante nuk e lejon të shohë qartë se ç’po ndodh përreth. Një pacient i hershëm duket se e ndjek këmba-këmbës, duke u shfaqur kudo që ajo ndodhet. Vajza e saj, Lizi, fsheh një sekret. Edhe Natani është ftohur… apo është thjesht përshtypja e Rejçëllit, prej fajit që i peshon në ndërgjegje?
Por kur në qytezë ndodhin dy krime makabër, del në dritë gjithçka, edhe aventura e saj me një pacient – një skandal që do të ketë pasoja të paparashikuara.
“Një nga librat thriller më të mirë të vitit 2022.”
Sunday Times
“Një histori magjepsëse për fiksimin, hakmarrjen dhe tradhtinë.”
Christina McDonald
“Një libër plot tension. Jane Shemilt na befason vazhdimisht.”
Daily Mail