Babai
Autori: Miljenko Jergović Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes: Xhelal Fejza Viti i Botimit: 2025 ISBN: 978-9928-816-43-6 Numri i faqeve: 180 Pages Çmimi: 900 lekë
Përshkrimi:

“Më vdiq babai”… kështu hapet ky roman i Miljenko Jergovićit, me një histori që zë fill në vitet 1920 dhe arrin deri më 1993, në një Sarajevë ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por ku të gjithë do të donin ta shmangnin.
Një baba ateist, mjek në profesion, që beson se të gjithë njerëzit janë të barabartë, është protagonist i një autobiografie të sinqertë e të drejtpërdrejtë. Me një rrëfim të nisur një ditë pas vdekjes së të atit, ky libër i pazakontë dhe emocionues, i ndryshëm nga çdo gjë që ka shkruar Jergovići deri më tani, flet për tradhtitë kombëtare dhe private, afërsinë dhe murin midis babait e djalit, për faljen dhe atë që është e pafalshme, për vdekjen nga ankthi e frika.
Ky nuk është thjesht një roman për babanë e humbur, është një roman për mënyrën se si secila prej jetëve tona luan një rol në histori. Sidomos në atë copëz të historisë që ende pulson, në përpjekjen e përgjithshme për të harruar dhe që të çon në Sarajevë. Sepse, siç shkruan Jergovići, “e kundërta e përgjegjësisë civile dhe kolektive, nuk është pafajësia kolektive. E kundërta është papërgjegjshmëria”…

<< Back