Shokët e mi, matematika dhe unë
Autori: Edward van de Vendel & Ionica Smeets Kategoria: Mbi 9 vjeç Përkthyes: Greisa Ymeri-Böhl Viti i Botimit: 2025 ISBN: ISBN 978-9928-931-32-0 Numri i faqeve: 280 Pages Çmimi: 1200
Përshkrimi:

Matematika nuk është zbavitëse… Apo është?

Saja, Mani dhe nxënësit e tjerë të klasës së pestë nuk kanë asgjë kundër matematikës. Vetëm se… libri i matematikës është tmerrësisht i mërzitshëm!
Edhe mësuesit e kuptojnë, ndaj u lind një ide mrekullueshme: për një vit shkollor, fëmijët duhet të mendojnë problema matematike që lidhen vërtet me jetën e tyre dhe zgjidhjet do t’i gjejnë së bashku në klasë! Kështu 22 fëmijët e një klase nisin të mendojnë rreth matematikës dhe më pas vërshojnë pyetjet:
– Sa kohë do të na duhej të arrinim në këmbë në Hënë?
– Si mund të fitosh gjithmonë një lojë?
– Sa shanse ka të kesh sozinë tënde në klasë?
– A ka akullorja të njëjtën temperaturë në gjithë botën?
– Si mund të bëhesh i pasur? A ekziston udhëtimi në kohë?

Befas, matematika bëhet vërtet zbavitëse!
Kiara, Saja, Mani, Ahmeti dhe të tjerët do të zbulojnë se matematika është pjesë e jetës dhe se i ndihmon të zgjidhin shumë probleme! Matematika është mjaft e dobishme në jetë dhe nuk qenka edhe aq e vështirë!
Ky roman do të ndryshojë mënyrën se si e shohim matematikën!
Plot humor dhe kuriozitete, i ilustruar bukur, i përshtatshëm për moshat nga 9 vjeç.

 
 

“Ideja e librit është e përsosur: rrëfime stimuluese, pyetje emocionuese, shpjegime në formë komike, me humor dhe… fëmijë që merren seriozisht!”
Stiftung Lesen, Shoqatë që promovon leximin


“Do të doja t’ia dhuroja çdo fëmije këtë libër argëtues. Madje edhe çdo të rrituri.”
Gazeta e mëngjesit, De Volkskrant


“Ua rekomandoj të gjithëve këtë libër të shkëlqyer, sidomos atyre që e urrejnë matematikën.”
Tanja Bruske-Guth, Gelnhäuser Neue Zeitung

<< Back