Jipi dhe Janekja. Festë gjithë vitin
Autori: Annie M.G. Shmidt & Fiep Westendorp Kategoria: Deri në 9 vjeç Përkthyes: Agim Doksani Viti i Botimit: 2025 ISBN: 978-9928-931-30-6 Numri i faqeve: 136 Pages Çmimi: 700
Përshkrimi:

Jipit dhe Janekes u pëlqejnë të gjitha stinët, pa përjashtim. Kur nuk mund të mbledhin lule livadheve, bëjnë një njeri prej bore, ose shkojnë në det për të notuar. Pastaj vjen festa e Pashkës dhe ajo e Krishtlindjes. Me një fjalë, me Jipin dhe Janeken çdo ditë është një festë!
Një përmbledhje gazmore me historitë më të bukura për katër stinët dhe festat. Me ilustrimet mbresëlënëse bardhezi të Fiep Westendorpit.

 

Jipi dhe Janekja nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë – është një monument kulturor. Nëse do të doje të kuptoje shpirtin e një fëmije holandez në vitet ‘50 e më tej, nuk ke nevojë për analiza: mjafton ta lexosh.”

Gazeta NRC Handelsblad

 

“Jipi dhe Janekja janë dy emra që do të vazhdojnë të qëndrojnë në historinë e letërsisë për fëmijë. Më shumë sesa ndihmues të fëmijëve të vegjël për t’u njohur me botën, ata shfaqin një formë të papërshkrueshme të letërsisë që është e thjeshtë, por me një ndikim të madh.”

Cees Nooteboom, shkrimtar

<< Back