Jipi dhe Janekja. Do të vish të luajmë?
Autori: Jipi dhe Janekja. Do të vish të luajmë? Kategoria: Botime për fëmijë, Deri në 9 vjeç Përkthyes: Annie M.G. Shmidt & Fiep Westendorp Viti i Botimit: 2025 ISBN: 978-9928-931-29-0 Numri i faqeve: 132 Pages Çmimi: 700
Përshkrimi:

Për Jipin dhe Janeken s’ka gjë më të bukur sesa të luajnë bashkë. Përkunden në kolovajzë, luajnë kukafshehtas apo plaquriten nëpër pellgje. Kur Janekja merr dhuratë një top të ri, Jipi dëshiron të luajë futboll. Vetëm se, brenda, në sallon. Ndaj, urojuni fat!
Një përmbledhje gazmore historish fort zbavitëse se sa bukur është të luash së bashku. Me ilustrimet mbresëlënëse bardhezi të Fiep Westendorpit.

“Fëmijët e Holandës janë rritur me Jipi dhe Janekja  dhe këta libra janë kaq të veçantë, sepse nuk janë thjesht një seri tregimesh për fëmijë. Ata janë një pasqyrë e jetës në mënyrë të thjeshtë dhe pa tepri, ku fëmijët gjejnë veten. Jipi dhe Janekja janë klasikë për brezat dhe një pikënisje për shkrimtarët e rinj të letërsisë për fëmijë.”

Gazeta Trouw

“Librat Jipi dhe Janekja përfaqësojnë një kthesë në letërsinë për fëmijë. Ndërthurja e përsosur mes humorit dhe ndjeshmërisë i bën këta libra të paharrueshëm dhe i vendos në një vend të veçantë në letërsinë për fëmijë, ku ndjeshmëria dhe thjeshtësia janë thelbësore.”

Tonke Dragt, shkrimtare për fëmijë e të rinj

<< Back