
Alberto Moravia (pseudonim letrar i Alberto Pincherle) është ndër emrat më të rëndësishëm të letërsisë italiane dhe europiane të shekullit të 20. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm “Indiferentët”, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike. Ndër veprat e tij më të njohura përmenden: “Maskarada”, “Agostino”, “Mosbindja”, “Dashuria bashkëshortore”, “Çoçarja”, “Përçmimi”, “Mërzia”, “Parajsa”, “Unë dhe ai”, “Jeta shpirtërore”, “Burri që këqyr” etj.