Egidio Ivetic lindi në Pola (Kroaci) më 1965. Më 1990 përfundoi studimet e larta për Histori Moderne në Universitetin e Padovës. Nga viti 1994 deri më ‘97 kreu doktoraturën në Universitetin e Venecias, me një studim për Historinë Sociale Europiane. Është asistent profesor për lëndën e Historisë Moderne. Që prej viti 1999 jep njëkohësisht historinë e Europës Lindore në Fakultetin e Shkencave Humane. Anëtar i Bordit Këshillimor të Rektorit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe udhëheqës e mbikëqyrës për studentët që studiojnë histori në Fakultetin e Shkencave Humane.